- First Man
Damien Chazelle pas kamerave me një ansambël të mrekullueshëm para kamerave, në ri-krijimin e misionit më të rëndësishëm në historinë moderne të njerëzimit. Mjeshtërore të dyja palët për filmin më të mirë të vitit. - A Quiet Place
Njëra ndër kryeveprat e vitit nga John Krasinski. I papërshkrueshëm! - Deadpool 2
Nuk është film super-heronjsh. Është film i përkryer! - Cold War
Kohë artistike në një luftë të ftohtë. Një klasik i Pawel Pawlikowskit. - Aquaman
Më shumë se që kam pritur nga DC. Një botë e re, e perfeksionuar me prekjen e James Wan. Filmi më i mirë i DC-së që nga trilogjia e Nolanit. - Mission: Impossible – Fallout
Çfarë finale e Ithën Hant! Me shumë gjasë filmi më i mirë i serisë, ndonëse as i parafundit nuk mbetet mbrapa. Fenomenal! - Life Itself
Një histori që në fillim mund të duket e përzier, por që vjen e qartësohet në stilin e ‘This Is Us’ nga kreatori i këtij seriali. - Instant Family
Tregim inspirues me një mesazh madhështor. Filmi familjar më i mirë i vitit. - Love, Simon
Një tregim i këndshëm adoleshence që shkëlqen në secilin aspekt. - The Ballad of Buster Sruggs
Pesë tregime, mini-filma të vëllezërve Coen, secili më i mirë se tjetri! - Vice
Adam McKay edhe një herë sfidon shoqërinë e verbër amerikane me një histori frikësuese të Dikut. Edhe kësaj radhe ka me vete Christian Bale me një aktrim të përkryer. - Roma
Mjeshtëria e Cuaron shihet qysh në skenën e parë hyrëse. Vazhdon deri në fund me njërin nga filmat më të mirë artistik të vitit. - Green Book
Duopol i këndshëm i Mortensen e Ali, dhe e gjithë kjo nën drejtimin e Peter Farrellyt! - Crazy Rich Asians
Një rom-kom klishe që arrin të kalojë në një nivel shumë më të lartë se sa një film i zakonshëm i Hallmark. - Sorry to Bother You
Film i veçantë me një dyshe aktorësh të nënvlerësuar. - Bumblebee
Resetim i duhur i Transformers. Filmi më i mirë i krejt kësaj serie padyshim. - BlacKkKlansmann
Tregim goxha i mirë. Mbi të gjitha një fotografi e ëmbël. - Ben is Back
Lucas Hedges është ndër aktorët më premtues. Viteve të fundit ka shkëlqyer në rolet e fëmijëve të trazuar, ngjashëm si Julia Roberts në rolet e nënave në telashe. Kombinim perfekt. - Sicario 2: Soldado
Nuk kam pritur të del kaq i mirë vazhdimi i dytë. Një fotografi mahnitëse ngjyrosur me një skenar goxha të mirë. - Ready Player One
Steve Spielberg me një produkt mbresëlënës. - Beautiful Boy
Edhe një tregim për adoleshencë të trazuar. Një harmoni skenike e shkëlqyeshme e Steve Carrell me Timothee Chalamet. - Avengers: Infinity War
Filmi me të hyrat më të mëdha ndonjëherë, por jo më i miri. Megjithatë, një para-gjellë e mirë për finalen e madhe të kësaj faze të Marvel. - The Incredibles 2
Më në fund vazhdimi i njërit ndër filmat më të mirë të vizatuar. Edhe më i mirë se i pari! - The Equalizer 2
Denzel Washington edhe më mirë se në të parin. Barazues! - Bohemian Rhapsody
Nëse njofton dikë me Queen, misioni është arritur. Biografi e mirë. Film i mirë. - Fantastic Beasts: Crimes of Grindelwald
Parapërgatitje për një periudhë magjike të Harry Potter. Për ‘potterhead’-at, tashti kanë nisur gjërat të kenë një kuptim edhe më të qartë. - The Favourite
Ndoshta filmi më i rëndomtë i Yorgosit, por pa humbur prekjen e tij. Për fillestarët me grekun, një hyrje e mirë në botën e tij. - Spider-Man into The Spider-Verse
Përzierja e universeve është padyshim inovative. Ansambël fenomenal. - Tomb Raider
Angelina Jolie tashmë është histori! Shumë, shumë më i mirë, pak edhe falë teknologjisë, se sa origjinali. - Isle of Dogs
Wes Anderson si zakonisht. Por, asgjë e veçantë. - Ant-Man and the Wasp
Ndryshe nga filmat tjerë me super-heronj, një zhytje në një botë më të veçantë. - Can You Ever Forgive Me?
Richard E. Grant zonja e zotërinj. Dhe Melissa McCarthy ashtu siç duhet të jetë më në filma! - Mile 22
Triler fantastik në llojin e atyre të Mark Wahlberg. Pak e përziejnë me abstraktin e lokacionit, por është një kombinim i shkëlqyeshëm i trilerit me aksion. - Searching
Qasje e re në regji, aktrim i shkëlqyeshëm i John Cho. Tension fund e krye falë një skenari të shkëlqyeshëm. - Mamma Mia: Here We Go Again
ABBA edhe një herë. Edhe atë pa Meryl Streep. Si mos ta duash? - Creed 2
Provon të japë një qasje më ndryshe në tregimet e Rockyt dhe pasardhësve. Por, i njëjti tregim përsëri. - Eighth Grade
Tregim modern teknologjik adoleshence. I nënvlerësuar padyshim. - Mary Poppins Returns
As afër të parit. Pos Emily Blunt, pjesa tjetër e të rinjve është më mirë të mos ishte angazhuar fare. - Bad Times at El Royale
Loçkë film. Pak i përzier. Ka mundur të jetë më i lehtë për shikuesin, ama klasik! - Holmes and Watson
Nëse prisni Sherlock të Moffatit me Cumberbatch, atëherë ky s’është për juve. Komedi e mirë, e tepruar në disa raste, ama e gjykuar padrejtësisht. - Don’t Worry He Won’t Get Far on Foot
Joaquin Phoenix dhe aftësitë e tija të jashtëzakonshme të aktrimit. - Black Panther
Paramendojeni listën e filmave me super-heronj që s’janë nominuar – Wonder Woman, Batmanët, Logan, dhe tjerë. As afër tyre nuk është, por… - The Miracle Season
Tregim prekës, TV film që përmbush të gjitha të mirat për një film familjar sportiv. - Revenge
Çfarë filmi! Horror i përzier me triler. Hakmarrje e mrekullueshme. - Sgt. Stubby: An American Hero
Filmat me qen janë gjithmonë të përkryer. Por, kur bazohen në qen të cilët janë të shpërblyer njëmend për heroizëm në luftë. Fantastik! - Entebbe
Triler i shkëlqyeshëm, tension përgjatë tërë filmit. Goxha mirë i realizuar. - The Mule
Clint Eastwood në një Gran Torino karakter, në një situatë krejt më ndryshe. Për moshën që e ka, super-film. - Tag
Histori e këndshme, komedi, film mirë i realizuar. - The Commuter
Liam Neeson e nis çdo vit me një aksion. Ky mund të jetë ndër më të mirët e këtij zhanri që ka bërë ai së fundmi. - Solo: A Star Wars Story
Hani solo nuk është aq i mirë sikur me grupin. Shpërdorim i një tregimi që ka mundur të jetë shumë më i mirë. - Christopher Robin
Ewan McGregor në një histori interesante, mirë të realizuar. - Super Troopers 2
Qasje e këndshme, komike në lidhjet amerikano-kanadeze. - Johnny English Strikes Again
Rowan Atkinson dhe budallaqet e tija si agjenti i njohur, për të tretën herë. E njëjta, por a na duhet një tjetër lloj i Xhoni Inglish?! - Leave No Trace
Një film i ngjashëm me Captain Fantastic. Tregim goxha i mirë, fotografi e bukur, dialogë të këndshëm. - Red Sparrow
Histori spiunimi mirë e përpunuar. - White Boy Rick
I bazuar në ngjarje të vërtetë, një tregim prekës, por mirë i shtjelluar. - Annihilation
Në shikim të dytë ndoshta do të ngjitej më lartë vepra e Alex Garland, por… - If Beale Street Could Talk
I gjatë, i kotë, ka mundur të jetë shumë më i mirë. Një tregim i keqpërdorur. - Early Man
Si ka lindur futbolli, dhe gjëra tjera. - Death Wish
Bruce Willis si zakonisht. Por, me pak shije. - Smallfoot
Tregim interesant, risi e mirë e animuar. - The Predator (2018)
Përbindëshi më i mirë i vitit. Bile edhe disa çaste komike aty-këtu. Shumë, shumë më i mirë se Venom. - The Nutcracker and the Four Realms
Magjia e bën Keira Knightley të panjohur, por më të mirë se shumë filma që pasojnë. - Venom
Tom Hardy s’mjafton! - At Eternity’s Gate
Dafoe është njëri nga aktorët e mi të preferuar. Por, regjia, lëvizjet e tepërta e kamerës nuk ishin për lukthin tim. - Peter Rabbit
Lepujt të plasin nervat, sidomos zëri i Peterit. Por, Domhnall e Rose janë të mirë. - Vox Lux
Natalie Portman këndon vetëm në pjesën e dytë. Dhe atë nuk e bën mirë. As Jude Law nuk është në formën e tij - Uncle Drew
Së paku diku ka ndihmuar ekipin Kyrie Iriving. Por me Shaq, Reggie, e Chris të gjithë fitojnë! - Boy Erased
Aktrim i shkëlqyeshëm i Lucas Hedge, por skenari duket se i kanë ‘dhënë zor’ shumë! - Widows
Tregim i përzier, i zgjeruar, me përfundim banal! Pa lidhje! - The Grinch
Shumë, shumë më i dobët se i kaluari! Tentimi për t’i vënë një prekje të re po prish shumë filma! - Jurassic World: Fallen Kingdom
Riciklim jo aq i mirë. - Traffik
Nuk është triler i keq, por prapë shkon disa hapa më shumë se që do të duhej. - Mary Queen of Scots
A është kjo mënyra e re si u shpjegojmë historinë gjeneratave? Me pornografi? Ngjarje e ndarë në dy fronte, skenar i tmerrshëm, dialog i mangët, e krejt kjo tentohet të mbulohet me skena intime të dhunshme. - I Feel Pretty
Amy Schumer në rregull, por Emily Ratajkowski në film?! Seriozisht?! - A Star Is Born
Mbivlerësimi i filmave si ky është problem i të sotmes. - Den of Thieves
Shumë i përzier pa nevojë. Ka mundur të jetë një film shumë më i mirë. - Game Night
Komedi e mirë, karakter anësor i mirë, por teprohet me krim. - Gringo
Komedi më e errët se që duhet. Pos aktrimit të David Oyelowo, asgjë tjetër nuk shkon me këtë film. - The House with a Clock In Its Walls
Jack Blackut i kanë hije filmat me fëmijë. Nuk është për të mos u duruar as ky. - Truth or Dare
Horror që shkon nja dy shkallë më shumë se që duhej për t’u prishur në fund. - Blockers
Edhe një dëshmi që John Cena është The Rock2. Film i mirë. - A Simple Favor
Komedi e mirë e Paul Feig pa gruan e tij. Anna Kendrick kundër Serenës në një film që arrin të ofroj edhe një dozë sekreti. - Unsane
Aktrim i shkëlqyeshëm i Claire Foy, në një horror shqetësues. - Book Club
Film për 50 Shades of Grey që del shumë më i mirë se sa të tre filmat 50 Shades së bashku. - Hotel Transylvania 3
Vazhdimi i tretë sjellë rënie të pritshme në cilësi. Mjaft më! - Overboard
Anna Faris është më mirë të mbetet në TV. - Pacific Rim: Uprising
Gjë e mirë është që mund të mos vazhdojë më. - The Seagull
Disa vepra janë për të mbetur vetëm vepra letrare, jo të prishen në filma sikur këto. Madhështia e Çekovit është e rëndë për shumicën e film-bërësve. - Night School
Kevin Hart. Në shkollë. - Second Act
Jennifer Lopez. Në punë. - Ralph Breaks the Internet
Filmi i parë ka qenë një respekt ndaj video-lojërave klasike. I dyti krejt e kundërta! - Adrift
Filmat për mbijetesë në oqeane janë tepruar. Nuk është faji tek Adrift sa tek paraardhësit. - Ocean’s Eight
Cate Blanchett e Sandra Bullock as afër djemve! - Life of the Party
Melissa McCarthy. Në fakultet! - Robin Hood (2018)
Boll ma! - Teen Titans Go! To The Movies!
Shumë i plakur për t’u lidhur edhe me një univers të vizatuar. - Tully
Amësi e rëndë për Charlize Theron. Ngjashëm si Garland, edhe Reitman vjen në një pozitë të pazakontë, por… - Rampage
Edhe një herë Dwayne Johnson duhet të shpëtojë botën! - The Spy Who Dumped Me
Komedi e mirë e Mila Kunis me Kate McKinnon, por që përzihet palidhje me Justin Theroux. - Skyscraper
Prapë Dwayne Johnson në shpëtim të botës! Nejse, një banese! - The Happytime Murders
Filmat që përziejnë njerëzit me kukulla janë më të këqij se filmat që përziejnë njerëzit me vizatime. - Sherlock Gnomes
Holmes&Watson janë lule! - A Wrinkle in Time
As në të 90tat e Oprah’së s’do ia kishte dalë ky film! - Show Dogs
Will Arnett me qenë që flasin. - The Meg
Një lloj i ‘Sharknados’ me qëllime për t’u dukur serioz, por me dështim të paparë! - The Hurricane Heist
Katastrofë film. Realizim amator, sikur videoja e FFK-së. - 12 Strong
Edhe sa filma për Afganistan do të kemi? - The 15:17 to Paris
Apo për sulme terroriste në Paris? - The First Purge
Ideja e skenaristëve për vazhdimet e Purge është të shtojnë më shumë dhunë, dhe kjo nuk po funksionon. - Midnight Sun
Nuk di as vet pse kam vendosur t’i jap shansin këtij filmi për plot 27 minuta! - Fifty Shades Freed
Gjithçka pas këtij filmi do të ju duke te mirë, edhe 110 filmat e mësipërm.
