Untitled post 6379

Monsters, Inc. (2001)

Në epokën e artë të Pixar, historia e Sallit e Majkit, dhe aventurave të tyre me Bunë, është ndër filmat të animuar më të mirë të realizuar ndonjëherë.

Një film i animuar i cili arrin të kënaqë edhe të mëdhenjtë edhe të vegjlit është i rrallë, e edhe më rrallë mbetet një film legjendar i paharruar.

Historia është e thjeshtë, por shumë kreative – në një botë përbindëshat, energjia që ju duhet për të funksionuar janë britmat e fëmijëve. Kjo energji vjen me anë të një portali që hapet nga dera e dollapit kur përbindëshat vijnë të vizitojnë fëmijët e vegjël natën.

Një natë, një rival i Sallit e Majkut harron derën e një dollapi të hapur, dhe kur Salli viziton atë dhomë, pahiri me vete merr një vajzë – Bu.

Problemi është që përbindëshat mendojnë se fëmijët dhe njerëzit janë të rrezikshëm, dhe tash krejt fabrika e bota e tyre janë në rrezik nga një fëmijë.

Zërat janë të përkryer për fëmijë, zëra gjyshërish nga Billy Crystal e John Goodman që vijnë në dy rolet kryesor, me Steve Buscemi e Jennifer Tilly në rolet tjera.

Karakteret, ndonëse përbindësha, janë të këndshme, jo aq të frikshme, dhe vet historia e ndihmon këtë gjë. Historia nuk është e komplikuar, filmi nuk zgjatet pa nevojë, pjesa vizuale është magjepsëse.

Ndër filmat më të mirë të animuar, larg në majat e këtij zhanri. Nota personale: 5/5