A Christmas Story (1983)

A Christmas Story (1983)

Jo të gjithë filmat të cilësuar si klasikë festash janë të mirë.

Në këtë listë futet “A Christmas Story,” që për shumëkë shihet si njëri ndër filmat më të mirë festiv, por që për mua, as pas tri-katër tentimeve, nuk arrij të gjej diçka të këndshme, të ngrohtë për këtë film.

Ndoshta fakti që filmi bazohet në “taksiratet” e Ralfit, një 9 vjeçar që jeton në Indianë, në vitet 1930, e ndoshta për këtë të fundit.

Është sikur një ftesë për të qeshur me fatkeqësitë e një familjeje që dëshiron të kalojë një festë sa më të mirë, por që gjithmonë diçka del jashtë planit, nisur nga vetë planet e Ralfit.

Si aktorët, si personeli pas kamerave nuk janë aq të popullarizuar, ndonëse kjo nuk është një faktor kyç për të qenë film i mirë festash. Nuk e di, diçka nuk shkon me këtë film, e as me filmat tjerë pasues në këtë seri.

Do të doja të dija çfarë shohin të mirë njerëzit në këtë. Personalisht, vetëm bora e atmosfera. Do të ishte një intermexo e mirë pa karakteret që ka ky film. Sidomos narratorin. Nota personale: 1/5