Një ndër veprat më “të ndryshme” të Shekspirit, më fantastike në temë, vjen në një realizim që i përshtatet temës dhe ngjarjeve, kryesisht.

Pos kësaj historie të një ëndrre të një nate vere, e realizuar në film nga Michael Hoffman, vjen edhe një gërshetim historish të çifteve të cilat kulmojnë me skena që duhej të ishin erotike, por në fakt mbeten aty në kufi, duke lënë epshin të pangopur, derisa karakteret i futen gjuhës sheksperiane për të shprehur këtë ndjenjë.

Në rolet kryesore vijnë Kevin Kline, Michelle Pfeiffer, Calista Flockhart, Anna Friel, dhe Christian Bale e Dominic West.

Dhe krejt këta përzihen e rrihen sa me fjalë e sa me baltë, dhe kjo e fundit është ndoshta skena më e veçantë e këtij filmi. E krejt kësaj i ndihmon edhe atmosfera magjike që ndjek ngjarjen dhe karakteret, recitimi i të cilave është aq i dhunshëm e emocional sa të bën të harrosh prapaskenat.

Nejse, edhe diçka tjetër të bën të harrosh sfondin, por jo në atë masë që do të habiste dikë sot!

Janë aktorët dhe dedikimi i tyre për karakteret që e bëjnë këtë film të mirë, por prapë, mbetet vetëm mesatar. Nota personale: 3/5