A Walk to Remember (2002)

A Walk to Remember (2002)

Nga filmat e bazuar në veprat e Nicholas Sparks, së paku nga ata që kam shikuar, “A Walk to Remember” duhet të jetë më pikëlluesi.

Llendoni është djali më i popullarizuar i shkollës, por kur pas një problemi me shokët e tij dënohet me punë ndihmëse në shkollë, ai vëren Xhejmin, një vajzë e ndrojtur.

E bija e pastorit, Xhejmi, është në një botë në vete në shkollë, larg popullaritetit të Llendonit, i cili vetëm tash fillon ta vërejë atë, ndonëse kanë kaluar kohë bashkë në fëmijëri.

Është histori e zakonshme – djali i popullarizuar fillon të shoqërohet me një vajzë të urtë – si Rambo me Lunën te “Rrebelët,” a qysh e ka pas emrin ai djali – por kësaj radhe fundi është goxha i rëndë.

Shane West e Mandy Moore kanë harmoni të mirë skenike, që e bën filmin të durueshëm. Nuk është film që do t’ia rekomandoja dikujt, pos atyre me zemër të thyer, e që Merkuri po bën “kërrsh” këtë nëntor!

Për fansat e Sparksit, filmi tepër i mirë. Për tjerët, meh! Nota personale: 2/5