Vocatus Atque Non Vocatus Deus Aderit.
Recensimet për filma, seriale, e dokumentarë (janë edhe disa për libra, videoloja, e të ngjashme) janë të ndara sipas faqeve lart.
Kolumnet e rralla për media janë te kategoria M22, e për sportet dytësore te P2.
Te lomsh e ‘journal’ janë kryesisht shkrime që kanë të bëjnë me probleme a tema aktuale në kohën e shkrimit (kontrolloni datën).
Në Medium janë shkrime në anglishte për shëndetin mendor, introvertllëkun, e gjëra të ngjashme, që e bëjnë këtë medium si ditar.
Në Substack, në numër minimal, janë shkrime në anglisht rreth sportit.
Në Twitter, si rrjeti social më aktiv, ka shumë gjana të pafiltruara.
Facebooku personal është më i fjetur, për dallim prej grupeve Maniakë t’…
Rrjetet tjera janë kryesisht më personale e profesionale e që nuk ngjajnë pothuajse hiq me ato që i gjeni këtu e në kanalet e përmendura këtu.
Faleminderit për përkrahje, e edhe më shumë më falni nëse ju kam lëndu në mënyrë indirekte emocionalisht në ndonjërin prej shkrimeve, a formave më të shkurtra të shprehjes.
p.s. e di që nuk kam shkru kurgjo për veten, për shkak se nuk di me shkru, e pasqyra ma e mirë janë përmbajtja në këto kanalet e lartpërmendura…
