Ahsoka – Sezoni 1

Ahsoka – Sezoni 1

Thjeshtësia e The Mandalorian, një histori me karaktere të heshtura në rolet kryesore, ka qenë ajo që, besoj edhe tjerët, na ka shtyrë të duam atë seri.

Nga ajo, ndoshta në tentim për të pasur një karakter të ngjashëm në të njëjtin univers, na vjen historia e Ahsoka Tanos.

Por, në aventurën e saj, Ahsoka ka më shumë karaktere ndihmëse se sa një Grogu, e edhe një mision më të vështirë. Ajo do të duhet të parandalojë admiralin Throun të kthehet dhe të gjejë mbeturina e Perandorisë kundër Republikës së Re.

Fotografia disi është më e zymtë se The Mandalorian, në shumë pjesë, ndoshta në përputhje me tematikën që trajton, por njëkohësisht edhe është një seri më aktive, me më shumë aksion e përballje.

Rosario Dawson në rolin kryesor kryen një punë shumë të mirë, ngjashëm si i ndjeri Ray Stevenson në rolin e Bajlanit, pa harruar edhe karakteret dytësore si Mary Elizabeth Winstead, e Natasha Liu Bordizzo.

Krahasimi me “The Mandalorian” nuk do të ishte i drejtë për mendimin tim, pasi jo vetëm tematika, por edhe shtjellimi i ngjarjeve e fotografia japin dy ndjenja goxha të ndryshme nga njëra-tjetra. Prandaj, në vete, sezoni i parë i Ahsokas është ndër seritë e mira të universit të Star Wars, ndonëse jo diçka e jashtëzakonshme. Nota personale: 3/5