All of You (2025)

All of You (2025)

Para disa javëve kam shkruar për sezonin e parë të “Platonic,” që sjell Rose Byrne edhe Seth Rogen në rolet kryesore si dy shokë heteroseksualë!

E përmend këtë fundit sepse në përgjithësi gratë i kanë dy lloje djemsh si shokë – homoseksualët dhe ata që i kanë futur në “friendzone.” Kjo pikëpamje, për të cilën kam shkruar edhe në Medium – është e padrejtë, dhe aq më pak e përgjithshme!

Te “All of You,” Simoni është shok me Laurën në një periudhë të avancuar teknologjike ku një test të gjenë bashkëshortin e përkryer. Simoni i paguan Laurës këtë shërbim, e cila e takon Lukasin, me të cilin martohet dhe kalon jetën.

Ndërkohë shoqëria e tyre vazhdon, me Simonin që lidhet me Andrenë, të dy hasin në “probleme” për të gjetur atë lidhjen e plotë emocionale me bashkëshortët.

Roj Kent është Simoni, në një karakter që fare nuk përshtatet me Roj Kentin. Përkrah Brett Goldstein, i cili bashkëshkruan skenarin, vjen Imogen Poots në rolin e Laurës, me emra tjerë jo aq të njohur në rolet të dyta. Ndoshta Jenna Coleman që ka shumë pak hapësirë.

Për gati 100 minuta, filmi trajton lidhjet shoqërore mes dy gjinive të kundërta, dhe efektin e tyre në martesë dhe efektin e martesës në këto lidhje shoqërore. Nuk është diçka bardhë e zi sa është një pasqyrim deri diku real i një situate të tillë.

Disi duket i ngadalshëm, i pashpirt, i përgjumur, por arrin të japë mesazhin. Nota personale: 3/5