Është fillimi i viteve 1970ta dhe Uilliam Miller është një 15 vjeçar që ëndërron të bëhet gazetar i muzikës rock. Ëndrrës i afrohet kur fillon të shkruajë për revistën Rolling Stone, e puna e tij e parë është të shkojë në turneun e bendit Stillwater, dhe të shkruajë për përvojat e tija dhe prapaskenat e bendit të famshëm.
Në këtë film gjysmë-autobiografik të regjisorit, dhe kuptohet skenaristit, Cameron Crowe sjell një histori të këndshme, një ëndërr së të gjithë bashkëmoshatarëve të tij, që mund të konsiderohet si një ëndërr universale adoleshentësh – të jetë pjesë e muzikës në trend, e sidomos të jetojë famën dhe kënaqësinë me bendin e preferuar.
Por, larg historisë së Uilliamit, kemi bukurinë magjepsëse të Kate Hudson, e cila sjell Peni Llejn me buzëqeshjen dhe sytë që ëndërron çdo adoleshent në moshën e Uilliamit. Kështu, Hudson vjedh vëmendjen nga historia e Uilliamit, dhe ndoshta mbetet arsyeja kryesore për të shikuar këtë film.
Në rolet tjera vijnë Billy Crudup, Patrick Fugit, Frances McDromand, Zooey Deschanel, e Anna Paquin.
Është film mesatar në përgjithësi, por për ata që ndajnë ëndrrën e Uilliamit, dhe fansat e Kate Hudson, goxha film i mirë. Nota personale: 3/5

