Pesë vite pas ngjarjeve në filmin e parë, Stefania tash është një shkrimtare e famshme falë miqësisë së saj me Emilinë, tashmë të burgosur për ngjarjet në filmin e parë.
Për dallim prej “Simple Favor,” ky film fillon më vrullshëm kur Emilia e befason Stefaninë në një ngjarje promocionale të librit, ku e njofton me risinë e fundit – martesën e Stefanisë me ish-mikun e saj, Danten nga Italia, në të cilën dasmë Stefania është e ftuar në stilin italian – ftesë që nuk refuzohet.
Ngjarja, ndonëse nuk do të duhej t’i merrte dy orë, shtjellohet mirë, me intriga e mistere që i përshtaten filmit. Pra, skenari është në rregull, pjesa teknike gjithashtu, e aktrimi nuk ka nevojë të jetë më i “rëndë” për këtë lloj filmi.
Pjesa e fundit ishte mbresëlënëse, ndonëse mund të duket pak si e “tepruar.” Pos Anna Kendrick e Blake Lively, kemi edhe Allsion Janney e Elizabeth Perkins që vijnë në rolet tjera, të cilat veç çka i ndihmoj historisë.
“Another Simple Favor,” është një vazhdim i denjë për filmin e parë, duke mos zhgënjyer në asnjë pjesë, e njëjtë si ai, edhe ky mbetet film mesatar.. Nota personale: 3/5

