Njëri ndër momentet më famëkeqe në historinë e Kupës së Botës mbetet i njohur si “Ndërhyrja e Sevijës.”

I njohur si njëri nga portierët më të disiplinuar dhe besnik, Harold Toni Schumacher ishte më i miri në portë pas pensionimit të Sepp Maierit.

Një profesionist i përhershëm, Schumacheri kaloi 15 vite në Koln me të cilët edhe fitoi Bundesligën në vitin 1978.

Falë konstruktit të tij, Toni ishte njëri nga portierët e parë që shfrytëzonte trupin e tij si një shtyllë fizike për të krijuar dhe mbrojtur hapësirën e tij në fushë, dhe kjo thuhet se vinte edhe nga dedikimi i tij për ushtrimet fizike në seancat stërvitore, duke e bërë të njihet edhe si “Njeriu i hekurt.”

Kjo e bënte edhe agresiv, por ky agresivitet tejkaloi të gjithë kufijtë.

Aq i urryer ishte në Francë pas 8 korrikut të vitit 1982 sa që vendosej në listën e personave më të urryer në vend, duke e kaluar edhe bashkëkombësin e tij, “piktorin” famëkeq!

Krejt kjo pas asaj që ndodhi në minutën e 60të në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 1982.

Pas një depërtimi të Patrick Battiston i cili ishte nisur drejt portës gjermane, duke provuar të tejkalojë edhe portierin në fjalë, ky nuk kërcen për topin, por lëshohet në ajër duke rrotulluar trupin dhe me ije godet francezin në fytyrë.

Dy dhëmbë e tre brinjë të thyer, unaza të dëmtuara, dhe komë e përkohshme në fushë – këto ishin pasojat që ndoqën Battistonin!

Ndërkohë, i mërzitur nga vonesat në intervenimin e francezit, Schumacher qëndronte pranë shtyllës duke pritur vazhdimin e lojës – gjyqtari kishte referuar vetëm rivënie fundore!

Dhe pastaj thonë që futbolli ktunihere ka qenë i butë!