Dallasi në NFL ma çon mallin si Tottenhami në Premier League – i kanë krejt të mirat, shihen si ekipe të mëdha, por në fakt nuk kanë arritur asgjë viteve të fundit.

Sidomos Dallasi!

Nga kjo megalomani që gjithmonë i vendos në majat e ekipeve më të shtrenjta, më të vlefshme në botë, Jerry Jones mund të krenohet vetëm me stadiumin i cili edhe quhet si “Bota e Xherrit.”

Stadiumi edhe është i veçantë, i madh, modern, përkundër faktit që është hapur tash e 17 vite më parë.

Ajo çfarë e dallon kryesisht prej tjerëve është Video-Boardi në qendër që mund të duket si një video-fushë mbi fushën e lojës! Kjo është ajo që na bie më së shumti në sy neve nga këndej ekranit.

I ndërtuar për 1.3 miliardë dollarë, stadiumi ka pasur edhe gati 300 milionë dollarë renovime së fundmi – videoja në qendër, suitat luksoze, dhe për herë të parë është mbjellë bar natyral për shkak të FIFA-s, sepse NFL kryesisht zhvillohet në bari sintetik.

Kapaciteti i stadiumit është 94 mijë veta, e AT&T paguan rreth 18 milionë dollarë në vit për të drejtat e emrit!

All-Starin e NBA-së në vitin 2010, në stadium kanë qenë prezent 108 mijë fansa, që është rekord për një lojë basketbolli, e stadiumi ka organizuar edhe meçe boksi si ajo mes Pacquiaos e Alvarezit, Super Bowl, Wrestlemania, e ngjarje tjera.

Në Kupën e Botës 2026 do të ketë më së shumti ndeshje nga të gjithë stadiumet, e çmimet për këto bileta (jo-VIP) së fundmi, në treg jozyrtar sillen prej 700 deri në 15 mijë dollarë!

Në këtë stadium, në Arlington të Dallasit, do të zhvillohen këto ndeshje:

14 qershor – 22:00 Holanda – Japonia

17 qershor – 22:00 Anglia – Kroacia

22 qershor – 19:00 Argjentina – Austria

26 qershor – 01:00 Japonia – Suedia

28 qershor – 04:00 Jordania – Argjentina

Rrethi i dytë më 30 qershor (19:00 2E-2I) dhe 3 korrik (20:00 2D-2G)

Ndeshja e 1/8 së finales më 6 korrik dhe gjysmëfinalja më 14 korrik.