Sa zor është të shkruajë për Batmanin një fans i çmendur, i zhgënjyer me këtë animacion aq shumë të pritur, e edhe më shumë dëshpërues.
Qysh në fillim e sheh propagandën që shtyu deri te ndryshimet politike në Amerikë, Pinguini tash është Pinguinaaa! Në rregull, kjo është e zakonshme tash, dikush duhet të bëjë këto ndryshme për të qenë i pranueshëm. Pastaj kemi Harli Kuinin, Barbarën, pak a shumë në të njëjtën linjë.
Disi edhe karakteret e këqija duket se janë zbutur, nga frika se po bëhet shumë i errët.
Si rrjedhojë, historia duket se ka qenë e kufizuar pasi ka shumë hezitime në zhvillimin e rrëfimit i cili pothuajse gjithmonë mbetet në gjysmë.
Edhe vizatimet nuk janë aq të bukura, e aspak afër origjinalëve të viteve 90ta. Sigurisht që nuk prisja të jenë aty, por së paku diku afër.
E vetmja gjë pozitive është atmosfera “noir” që e ka, por që në fund shkon huq.
Zhgënjim total, por sigurisht se do të kthehem edhe për sezonin e dytë, pavarësisht sa bërllok e bëjnë superheroin tim të preferuar. Nota personale: 2/5

