I shfaqur ndërmjet sezonit të parë dhe të dytë të serisë më të mirë të animuar për Betmenin, “Maska e Fantazmës” njëkohësisht është filmi i parë në DC Universe dhe i pari që është shfaqur nëpër kinema.

Mbi të gjitha, është njëri ndër filmat më të veçantë në historinë e Betmenit, një abetare për neve, fansave të flaktë të këtij karakteri.

Filmi kalon nëpër disa faza të jetës së Betmenit, që si zakonisht përfshijnë fëmijërinë, por ajo çfarë e bën më të veçantë është zanafilla e Bruce Wayne në karakterin e Betmenit, dhe pavendosmëria që e pushton atë në këtë periudhë duke luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet vijuese, si në këtë film, ashtu edhe në universin e vet Betmenit.

Larg nga antagonistëve, që si zakonisht është Xhokeri, ngjarja përqendrohet në karakterin e Betmenit dhe Bruce Wayne, që lë në plan të dytë, ndoshta edhe më mbrapa Xhokerin.

Pjesë të rëndësishme në krejt këtë histori ka edhe Andrea Beasaumont, një karakter jo aq shpesh i shtjelluar nëpër veprat vizuale të Betmenit, padrejtësisht.

Filmi është në një nivel artistik me serinë e lartpërmendur, e vetë ideja që mos të përqendrohet shumë në karakteret antagoniste e bën një rrëfim të veçantë për Betmenin.

Kevin Conroy vjen në zërin e Betmenit, Mark Hamill është Xhokerin, e Dana Delany në zërin e Andreas, e që të gjithë këta mishërohen për mrekulli me animacionin e efektet vizuale që sjellin Betmenin ashtu siç i ka hije. Film i përkryer për heroin e natës. Nota personale: 5/5