Në njërin nga filmat më “të errët” të Betmenit si film artistik i vizatuar, historia fillon me RasAlGulin, i cili provon të marrë ndihmën e Xhokerit për të sulmuar caqet e tija të preferuara.

Por, si çdo ujdi me Xhokerin, edhe kjo shkon keq, me këtë maniakun që bën atë që dëshiron, e kjo lë të vdekur Robinin.

I paaftë për të shpëtuar kolegun e tij, Betmeni edhe pesë vite më vonë është duke vuajtur humbjen e Robinit. Në të njëjtën kohë, një person misterioz paraqitet, i njohur si “kësulkuqi” i cili si sulm të parë ka kartelin e narkotikëve të Gothamit, të cilëve u ofron mbrojtje, por me disa kushte që e vendosin në një udhëkryq mes heroit dhe kriminelit.

Kjo paksa përzien ambientin dhe historinë, pasi na le të paqartë qëllimet e këtij heroi të rinj, njashtu si Betmenin, i cili ende është duke provuar të pajtohet me të kaluarën.

Zërat janë në nivel – Bruce Greendwood, John DiMaggio, Neil Patrick Harris, e Jason Isaacs, e edhe pjesa teknike dhe vizuale janë mirë të realizuara. Nuk është diçka i veçantë, por prapë ka atë nuancën e botës së Betmenit, dhe deri diku provon të kapë një anë të papritur. Sa më shumë që qartësohet ngjarja, aq më i mirë bëhet filmi. Nota personale: 4/5