-
Kategoria për aktoren më të mirë do të jetë më interesantja këtë sezon. Për fillim, Brie Larson është lavdëruar së tepërmi për rolin e saj në ‘Room’, dhe duke pasur parasysh përvojën e saj të kaluar, nuk dyshoj aspak në aftësitë e saja. Befasi e këndshme sivjet pritet të jetë Saoirse Ronan me filmin ‘Brooklyn’.…
-
Paul Giamattit i shkojnë për shtati këto rolet e një analisti/eksperti të prirë për të dhënë lajme të këqija. Edhe sikur të kishe vetëm një grip të thjeshtë, Giamatti mund ta bënte të dukej sikur të kanë mbetur edhe tri ditë jetë. Edhe atë vetëm me shprehjen e tij në fytyrë, pa folur asnjë fjalë.…
-
Ceremonia e 88të e shpërblimeve Oskar do të organizohet me datë 28 shkurt 2016, për të shpallur më të mirët në botën e kinematografisë për vitin 2015. Çdo të martë do të provoj të sjell risitë dhe ecuritë drejt kësaj ngjarjeje me përmbledhjen e recensimeve të filmave të fundit, si dhe kritikat e lajmet e…
-
Shkau Nuk aq është shqetësuese urrejtja etnike ndaj serbëve, sa është shqetësuese që programi drejtshkrimor nuk e vlerëson si gabim titullin e këtij paragrafi. Urrejtja për Sinisa Mihajlovicin tek fansat shqiptarë të Milanit është e dukur nga aeroplani. E pritshme. Akoma pa u vendosur si trajner, shumica kanë qenë kundër, duke pritur emra si Sarri,…
-
Më pëlqen puna që bën Nate Wolff. Për një kohë të shkurtër ka arritur të bëj një bagazh të pasur filmash për tinejxherë. Megjithatë, performanca e tij më e mirë sipas meje ka qenë në filmin ‘Behaving Badly’. Në krahasim me rolin në atë film, Wolff vjen në një rol më të mbyllur në ‘Paper…
-
Çdo vit vjen nga një film ‘indie’ i lezetshëm që të kënaqë me thjeshtësinë e realizimit të përgjithshëm si një vepër kinematografike. Para dy viteve ‘Short Term 12’ me Brie Larson, vitin e kaluar ‘Chef’ me Jon Favreau, e këtë vit e kemi ‘Me and Earl and the Dying Girl’. Filmi vjen nga një dyshe…
-
Kombinimi i Walter Mathaut dhe Jack Lemmon, i pari që e kam parë dhe që më ka bërë të dashurohem në këta dy ka qenë ‘Grumpy Old Men’. Ky film ka qenë edhe porta për në kinematografinë e hershme të pjesës së dytë të shekullit të kaluar për mua. Një rrugëtim aq i gjatë dhe…
-
Filmat e Scott Cooper sikur po marrin një ngjyrë të venitur. Pas ‘Out of the Furnace’, tani edhe ‘Black Mass’ vjen me një ngjyrë të hirtë përgjatë gjithë filmit, që veçse përshtatet me temën që shtjellon. E kur jemi tek temat dhe skenari, karriera e tij nuk ka ndonjë ndryshim në trajektore. Edhe tek ‘Black…
-
Të them të drejtën, nuk jam kushedi sa fans i franshizës ‘Mission Impossible’, apo në fakt edhe vet Tom Cruise. Por, si njëra ashtu edhe tjetra janë freskim i mirë kohë pas kohe për një filmdashës. Filmi i fundit i ‘Mission Impossible’ nis me një adrenalinë goxha ekstreme derisa Ethan provon të zë një aeroplan…
-
TV Sezona 2015-2016 – Java 3 (4-10 tetor 2015 The Big Bang Theory 9×03 Episodi ma i mirë i këtij sezoni. Në fakt ndër ma t’mirët e dy-tre sezoneve të fundit. Po më pëlqen sa ma shumë pi shoh t’ndam djemt me qika. Sheldoni tu knu ‘We Will Rock You’ ke maja. Scorpion 2×03 M’pëlqej…
