Bull Durham (1988)

Bull Durham (1988)

Të jesh fans sporti është “çmenduri!”

Disi krejt bota të sillet rreth ekipit, sportit, të inatosë, nganjëherë të gëzon, shpesh tërbohesh, e bën edhe marrëzira tjera!

Dikur lodhesh!

Ashtu si lodhesh nga ndërprerjet e shpeshta në NBA, e NFL të duket si një shfaqje muzikore me pak futboll dore ndërmjet.

Prandaj, bejsbolli!

Në muajin prill, kur edhe fillon sezoni i bejsbollit në Amerikë, që mbetet larg më anonim se dy ligat e lartpërmendura, është koha të shkruajmë për katër filmat më të mirë për këtë sport.

Bull Durham tregon të gjitha ato që përmenda në fillim të këtij shkrimi – Eni është një grua fanse e bejsbollit, dhe e cila çdo vit zgjedh një lojtar të jetë dashnori dhe nxënësi i saj.

Kësaj radhe ajo zgjedh Kelvinin, i cili shihet si talent i madh, por nuk përgatitja psikike, që nevojitet në bejsboll pak më shumë se në tjerat, nuk është në nivel.

Me frikën se “ilaçet” e Enit nuk kryejnë punë, skuadra sjell një veteran pritës, Kreshin, i cili do të duhej të ishte mentor për Kelvinin drejt ligës profesioniste.

Ndërmjet këtyre krijohet një trekëndësh, që është një film relaksues, komedi-romantike me temë sportin, e që në këtë rast nuk besoj se gjen shumë fansa filmi te ne.

Pos ata që duan të shohin çdo film të Susan Sarandon – Eni; Tim Robbins – Kelvini; dhe Kevin Costner – Kreshi. Aktrimi i tyre e bën filmin e mirë, kryesisht falë lidhjeve të tyre në fushë dhe jashtë saj.

“Bull Durham,” mbetet një film mesatar, i inspiruar nga një ngjarje e vërtetë e regjisorit dhe skenaristit Ron Shelton, dhe përvojave të tij në sport. Më thellë, tregon të gjitha të metat që t’i sjellë sporti, qoftë si fans, qoftë si lojtar! Nota personale: 3/5