Carrie (1976)

Carrie (1976)

Njëri ndër klasikët e horrorit, kryeveprat e Stephen King fillon në mënyrë joshëse për audiencën – jemi në një banjë të edukatës fizike në një shkollë kur një vajzë fillon të tmerrohet kur përjeton periodën e parë të menstruacioneve.

Është një kombinim ndërmjet erotikës dhe horrorit – Sissy Spacek ka qenë 27 vjeçare kur ka realizuar këtë film – skena fillestare.

E paedukuar nga e ëma e saj ultra-konservative, e cila këtë gjë e konsideron si mëkat, Kerri mbyllet në dhe torturohet në shtëpinë e saj, dhunë e cila vazhdon edhe nga shoqet e saja në shkollë.

Nuk vonon, dhe afrohet nata e maturës, derisa Kerri mëson për forcat e saja mbinatyrale që mund t’i përdorë si armë mbrojtëse kundër atyre që e torturojnë.

Sissy Spacek vjen në rolin kryesor, John Travolta është në një rol tjetër, bashkë me disa emra jo aq të popullarizuar. Regjia vjen nga Brian De Palma, bazuar në librin e Stephen King.

Në aspektin teknik është një kryevepër horrori – mënyra si kapen sekuencat, si shtjellohet ngjarja, si ndërtohen skenat e frikshme. Edhe nuk është shumë i gjatë, nuk ka aq humbje kohe, që e bën një horror shumë të mirë. Nota personale: 3/5