Category: Filma


  • Le Gendarme de Saint-Tropez (1964)

    Asgjë nuk të kujton verën si ABBA, Allo Allo, dhe seria e filmave për xhandarmërinë e Saint-Tropez. Të tria këto askund nuk përzihen më mirë se në filmin e parë të kësaj serie “Xhandarmëria e Saint Tropez,” kur Ludoviku, i ngarkuar me detyrë të re, vjen dalëngadalë me autobus, në mes të vapës, në qytetin…

  • Mission Impossible: Ghost Protocol (2011)

    Njëri prej filmave më të mirë të kësaj serie fillon shumë lehtë e thjesht, në një burg rus ku ndonëse Benxhi i hap rrugën për arratisje, Ithëni nuk niset pa qëruar hesapet dhe bërë të veten. Të veten, Tom Cruise e bën këtu në shumë aspekte, nga ngjitja nëpër ndërtesa, te vrapimet nëpër stuhi shkretëtire,…

  • The Ballad of Wallis Island (2025)

    Në një ishull të largët në bregdetin e Uellsit jeton Çarlsi, një burrë tipik anglez, si nga pamja edhe nga veprat. Larg nga bota, ai ka vendosur që të organizojë një shfaqje të gjysmës së duetit të tij të preferuar muzikor, jo aq i njohur, por tashmë i ndarë, dhe në krizë financiare. Krizë nuk…

  • Si mizantrop këta filmat e “Final Destionation” diqysh frikshëm të japin një farë ndjenje miratimi, që të bën të dyshosh në njerëzillëkun tënd, të vënë në mëdyshje shumë herë nga njerëzit “ekspertë” nëpër komente! E disi, për të aprovuar mendimin e tyre ndaj teje, ti u bën një reagim “pikëllues,” ose “plot dashuri,” që veç…

  • Hook (1991)

    Larg asaj pjesës konspirative për Peter Pan është kjo pjesa e përgjithshme ku shohim një djalë me jetën plot aventura që shijon gjithmonë fëmijërinë. E në filmin e Steven Spielberg, Peter Banning është një biznesmen, baba, dhe bashkëshort që ka harruar këto dy të fundit. I përqendruar vetëm në punën e tij, Peter me Moirën…

  • Argylle (2024)

    Në tentim për të zgjeruar universin e “Kingsman,” Matthew Vaughn provoi që me “Argylle,” të hap edhe një front diku tjetër, që do të ishte po aq i suksesshëm, por ja që nuk doli! Ideja është intriguese – një shkrimtare pahiri parasheh të ardhmen me novelat e saja për spiunë, dhe kjo e bën cak…

  • The Expendables (2010)

    Për neve fëmijëve të ‘90tave që nuk na ra send pa e përjetuar, mbledhja e yjeve të filmave aksion në një film të vetëm ka qenë një ëndërr. Sylvester Stallone, Mickey Rourke, Bruce Willis, e sidomos Dolph Lundgren i kthyer nga pensioni, bashkuar me ata që i pasuan këta emra në ekranin e madh të…

  • The Breakfast Club (1985)

    Pesëmbëdhjetë vite para se të ndryshonte jeta e të gjithë neve, të shtunën me 24 mars 1984, ndryshon jeta e pesë tinejxherëve, të ngujuar në një gjimnaz si dënim, të panjohur me njëri-tjetrin, dhe me vetëm zëvendës-drejtorin e shërbëtorin në krejt objektin. Dhe ata e kanë një detyrë të vetme – të shkruajnë një ese…

  • Sabanoglu Saban (1977)

    Shabani i biri i Shabanit është njëri ndër filmat më komik turk me Kemal Sunal në rolin kryesor. Si një ushtar fillestar, bashkë me shokun e tij më të ngushtë, Ramazanin, Shabani bëhet “taksirati” i komandantit Hysametin! Fillimisht, i ngarkuar me detyrën për të shkuar në kampin armik për të rrëmbyer komandantin, Shabani humb rrugën…

  • Echo Valley (2025)

    Echo Valley (2025)

    Kejt ka një fermë kuajsh që mezi e mban dhe në anën tjetër ka burrin e divorcuar që nuk i beson ideve të saja si për biznes ashtu edhe për rritjen e bijës së tyre, e cila ka probleme me narkotikë. Kur Kller, e bija pra, vjen një ditë në shtëpi, ajo sjell me vete…