Category: Filma


  • Marrë parasysh rrethanat e asaj kohe, me shumë gjasë ‘Bad Boys 2’ mund të jetë ndër filmat që kam parë më së shumti herë. Fajin e kanë Taquillat në Astra! Gati 17 vite më pas, shija ime ka evoluar sipas rregullit të vetëm konstant në këtë dimension të jetës. Megjithatë bashkimi skenik i Will Smith…

  • Bazuar në artikullin e New York Times “Avokati që u kthye në ankthin më të madh të DuPont” nga Nathaniel Rich, Todd Haynes sjell në film një histori të një avokati korporatash i cili ka një moment vetëdijesimi kur përzgjedh të marrë përsipër një rast që do t’i shkatërrojë jo vetëm karrierën, por edhe jetën…

  • Sivjet është bërë paksa bujë me filmin ‘1917’, veçanërisht mënyrën e regjisë nga Sam Mendes. Ndonëse diçka të ngjashme shohim jo aq rrallë, si shembull i fundit ‘Birdman’ i Inarritus, unë dëshiroj të shkoj tek njëra ndër mjeshtëritë e gjeniut të regjisë, Alfred Hitchcock. Dy studentë, Brandoni dhe Fillipi varin shokun e tyre, Dejvidin në…

  • Elia Kazan mund të jetë ndoshta nga ata emrat kontrovers të Hollywoodit në periudhën e Luftës së Ftohtë, por njëkohësisht është edhe nga emrat më të mëdhenj në film. Pos filmave që kanë zënë vende të pashlyeshme në historinë e shumë të pasionuarve për artin kinematografik, ai botës së filmit i ka dhuruar edhe dy…

  • Kur niseni në të tridhjetat, vëreni disa ndryshime në veten tuaj, për shembull: S’mund të prisni fundin e Interaktivit se para orës 12 ju merr gjumi Me fjet deri në ora 8 ju shkon dita mbrapshtë Zbuloni eshtra e pjesë të reja të trupit, kryesisht me anë të dhimbjeve Nuk ju pëlqejnë seritë për tinejxherë.…

  • ‘Kesh pak, o shpiert!’ Ka dhjetë vite, kur kjo fjali nga një veturë e ndalur tek rrethi i flamurit i drejtohej një vajze e cila priste autobusin lokal. Fatkeqësisht, nuk ka qenë as rasti i parë, as i fundit që dikush e ka ‘këshillu’ një vajzë e cila ka qenë duke u marrë me punët…

  • Nëse përjashtojmë dokumentarin e Kapadias për Sennan, ‘Rush’ është filmi më i mirë me nën-zhanrin e filmave me gara automobilistike. Kjo renditje nuk ndryshon as pas ‘Ford v Ferrari’. Janë disa gjëra në të cilat ‘Ford v Ferrari’ mbetet mbrapa një super-filmi siç është për shembull ‘Rush.’ E para dhe kryesorja është kohështrirja e rrëfimit.…

  • Telefonat e mençur kanë shkurtuar vëmendjen e njerëzve nga 12 minuta në 8.25 sekonda. Peshku i kuq ka vëmendje prej 9 sekondave. Këtyre statistikave nga viti 2015 mund t’u shtojmë edhe që koha mesatare e një videoje të shikuar në internet është 2.7 minuta. Në këto rrethana, një film prej 209 minutave është e pamundur…

  • Zhgënjimet më të mëdha në jetë vijnë nga pritjet e tepërta nga njerëz, ngjarje, e edhe filma. Prandaj, insistoj se zakonisht para se të shikoni një film duhet të dini disa informata bazë, dhe një njohuri paraprake me temën apo emrat e përfshirë në film, do të ju rregulloj nivelin e pritshmërisë, sidomos kënaqësinë që…

  • Sheryl Sandberg, revolucionarja e Google, e cila ka mbi një dekadë që është COO e Facebook, në librin e saj ‘Lean In’, e përmend një gjë paksa të çuditshme në plan të parë – ‘pengesat më të mëdha në zhvillimin e femrës janë vet femrat’! Kontekstin në të cilin e përdorë këtë thënie është që…