Në vitin 2018, kinezët kanë shpenzuar 8.87 miliard dollarë në kinema. Gati 6 miliard kanë shkuar për filmat vendas, kinez, me pjesën tjetër të ndarë nga filmat e Hollywoodit dhe Bollywoodit. Pjesë nga kjo pite kërkojnë të gjithë, dhe një tentim i mirë ishte ky film. ‘Crazy Rich Asians’ vjen në të njëjtën trajektore me…
Pas 13 shkurtit e premte, duhet të jenë Idet e Marsit – festivali romak që njihet për vrasjen e Cezarit, dhe së fundmi për një film goxha të mirë të George Clooneyt. Ajo që lidh këtë film me një fotografi goxha të bukur me këtë humbje kohe të një histori pornografike është vetëm emri i…
Pak, shumë të paktë janë filmat që tregojnë luftën në realitetin e saj përbindësh. Njëri ndër ta është ‘All Quiet on the Western Front’. Si gjeneratë e luftës, e cila ka përjetuar tmerr më shumë se tre muaj bombardime që konsiderohet si luftë, ne bindim të tjerët se kemi përjetuar luftën. Më datë 22 gusht…
Ndoshta për shkak të madhësisë lihet mënjanë, por Milingoni, kësaj radhe me Grenzën, janë ndër karakteret më të nënvlerësuara në botën e MCU. E kushedi, ndoshta edhe do të dalin shpëtimtarë pranverën e ardhshme tek ‘Avengers: Endgame.’ Personalisht, është nga karakteret më interesante, më misterioze, dhe më të pëlqyera. E kur kësaj i shtojmë edhe…
Shane Black – njeriu që ka shkruar skenarin për serinë e filmave Lethal Weapon, Iron Man 3’, e The Nice Guys, e sprovon veten pak edhe me The Predator. Filmi nuk ka pasur aq shumë popullaritet, e llafe të mira si tek shikuesit si tek esnafët e filmave, sidomos në dallim me Venom. Të dy…
Në fillim mendoja se fakti që isha mësuar ta shihja Tom Hardy në role më negative (nisur nga The Dark Knight Returns), dhe Riz Ahmedin në role më pozitive (The Night Of), ishte fajtore pse nuk mund të gjeja një interesim për të parë këtë film. Ndoshta edhe fakti që kisha parë ‘The Predator’ disa…
Është bërë shumë bujë përdebutimin regjisorial të Bradley Cooper. Por, nëse do të debutosh për mrekullinë rolin e regjisorit, shikoni John Krasinskin. Xhim Halpert e bën atë që nukdo e prisnim – një vepër mjeshtërore me prekjen e tij në skenar, regji, menaxhim, e edhe aktrim. ‘A Quiet Place’ është filmi më i mirë i…
Kur të duhet të shikosh më shumë se 110 filma të vitit aktual çdo vit, dhe kur gati 15% e tyre kanë të bëjnë me super-heronj, atëherë trajektorja e ngjashme të cilën marrin shumica të bëhet bajate. Dhe fjalia e epërme është përdorur vetëm si një arsyetim për nota dhe kritika jo aq pozitive për…
Një ‘filozofi’ të thjeshtë kam kur vjen puna tek ‘realiteti’ i filmave. Tashti, varësisht prej zhanrit, shikuesi zgjedh se çfarë do të shikojë dhe çfarë pret nga filmi në fjalë. Filma si ‘Revenge’, sfidojnë pak kufijtë e ngjarjes që duket të jetë reale. Nejse, sfidojnë goxha në masë, por nuk është se po premtohet që…
Filmat e Wes Anderson kanë një stil në vete, dhe nuk të duhet shumë kohë të vëresh lëvizjen horizontale të karaktereve që të kujton botën dy-dimenzionale televizive, ndoshta edhe në kohën e ‘badum-badum’-it (La Linea) të Osvaldo Cavandolit. Të mbash një stil personal të film-bërjes, si në