Për të marrët që ëndërrojnë, për të cilët një pikë çmendurie është madhështi. Për ata është ky udhëtim.
Si kurrë më parë, frymëzuar nga fitorja e Trump, racizmi do të jetë temë diskutimi për filma të nominuar për Oskar. Edhe pse kjo ka qenë aktuale edhe në edicionet paraprake, edhe pse filmat që janë këtë vit në garë janë prodhuar shumë kohë para se Trump të fitoj, zgjedhja e tij si president do…
Çka kishit bo për dashuri? A e kishti lshu shtetin me shku me jetu me kilometra larg? Nejse, dikush edhe shkon me kilometra larg ‘për me gjet’ dashuri tash! Por, jo Richard dhe Mildred Loving. Filmi i Jeff Nichols sjell një tregim tjetër racizmi, një anë tjetër të
Edhe 14 vite, deri ti mbush 100 vjet Clint Eastwood do të bëj regji filmash. Pra, pak a shumë karakteri i tij nga ‘Gran Torino’ mund të përkufizohet edhe si biografia e tij. Një burrë patriot që nuk ndalet së punuari deri ti ndalet fryma e tij. Ngjashëm si tek shumica e filmave në regji…
Sa e sinqertë është dashuria? Deri në ç’masë do të fshihnit të vërtetë nga njeriu më i dashur i juaji në jetë? A do ta gënjenit për talentin që ekziston vetëm në mendjen e tij/saj? Për St Clair Bayfield përgjigjja në këtë pyetje ka qenë e thjeshtë. Florence Foster Jenkins ka qenë një trashëgimtare e…
Çfarë është lumturia për juve? Në kundërshtim me citatin e Dalai Lamës së XIV-të – Lumturia nuk është diçka e gatshme…, për bergenët lumturia vjen me ngrënien e një trolli. Këtë fjalë mund ta përkthejmë edhe si krimb ndoshta, por Poppy dhe shoqëria e saj nuk janë bash krimba. Dikush mund ti quaj edhe ashtu,…
Që nga posteri, traileri, e vet titulli mund ta vëreni që ky është një film banal vizatimor. Dhe për shkak se është vizatimor, drejtorët e Junior TV mund ta vendosin në prime-time ashtu siç bënin me The Simpsons, e Family Guy, e Lord of the Rings në Bang Bang. Mirë që nuk shohin Miyazakin, apo…
Lejlekët – këto shpezë vrastare shpresash! Më në fund, vonë pasi na kanë sjell mua, ty që po lexon këtë dhe të tjerëve në këtë hapësirë kodrinore-malore me vetëm dy fusha, kanë vendosur të pensionohen!!! Tashti janë njëfarë Amazoni, CornterStore.com më saktë, dhe në vend të foshnjave shpërndajnë gjithçka. Pra, Amazon me lejlekë në vend…
Mbi 200 vite ka qenë në fuqi skllavëria e zezakëve në Amerikë. Para dhjetorit 1865 kur është ratifikuar amendamenti i 13të i Kushtetutës së SHBA-ve, e që nga zbarkimi i anijes së parë me zezakë nga Afrika në vitin 1619, a thua nuk ka pasur kryengritje të zezakëve? A keni menduar ndonjëherë për këtë? Nejse,…
‘Elle’ i Paul Verhoeven (po, bash ai që ka bërë regjinë e filmave RoboCop, Basic Instinst, e Total Recall) nuk është as në mesin e kandidatëve të ngushtë për kategorinë e filmave të huaj. Aktrimi i Isabelle Huppert është gjithashtu në mesin e atyre të ngushtëve për kategorinë e aktores në rol kryesor. Ngjashëm as…