Më doket veç Gilan, North Dakota nuk ka në Amerikë! Paris, Saint Petersburg, krejt sendet me Nju përpara, ni kallaballëk vendbanimesh me toponime evropiane, shpesh mund të jenë konfuzion për amerikanët, por çka nuk është konfuze për ta?! Një artiste e re, Daun, jeton në një qytet të vogël të Teksasit me dy motrat dhe…
Më pëlqen injoranca ndaj “zhvillimeve” të fundit në botën e “shoubizit.” Dhe nganjëherë kjo injorancë më kushton me humbje kohe si në rastin e këtij filmi. E këtë film e kam filluar vetëm se nuk kam ditur emrin origjinal të “the weeknd.” Kur shikon emrat tjerë, sheh Jenna Ortega dhe Barry Keeghan, të cilët nuk…
Gjithçka e ka vendin e saj në kohë, dhe pas atij shkëlqimi fillestar, zakonisht zbehen duke mbetur të pluhurosur në dollapët e historisë. Kështu, pas blerjes së Pixar nga Disney, mezi pritej produkti i parë i këtij bashkimi të gjigantëve të animacionet. Dhe këtë fat, e mbi të gjitha barrë, e kishte filmi me ndoshta…
Ndoshta skenën më komike të këtij filmi – atë në banak të një bari Frenkun derisa i kujton viktimat e tija – e keni parë, por ky film ka shumë skena tjera, që ndoshta nuk janë për rrjete sociale. E kjo kuptohet kur në rolin tjetër kryesor është Pamela Anderson, por larg vijave të “Baywatch.”…
Asgjë nuk e zbut një grua a burrë kokëfortë dhe mendjemadh më mirë se nevoja për vizë! Kjo nevojë i paraqitet Margaretës, një kanadeze që punon në botim në Nju Jork, kur ajo kërcënohet me deportim për shkak të vizës së skaduar. Për të ruajtur pozitën si kryeredaktore në kompaninë botuese, Margareta, ashtu e pashpirt…
Jo! Shumëçka shkon keq me këtë film, nisur nga titulli që provon të tërheqë audiencën e Bourne, por pa Bourne në rolin kryesor. Edhe titulli le një kuptim sikur të jetë lëvizje nga Bourne, por që në fakt është një paralele tjetër me ngjarjet në “Ultimatum.” Po të kishte një titull tjetër, për shembull Cross,…
Me kthimin e Paul Greengrass, por pa Tony Gilroy si skenarist, i cili kishte bërë edhe regjinë te “Legacy,” si dhe vetë Matt Damon, “Jason Bourne” rikthen shijen e trilogjisë origjinale. Por, prapë diçka mungon, dhe vërehet mungesa e Gilroyit, por jo sa e Greengrassit e Damonit te “Legacy.” Filmi fillon 12 vite pas ekspozimit…
Ndër filmat më të dobët të Arnold Schwarzenegger, dhe jo për fajin e tij, është ky, “The Running Man,” i cili, as tash kur duket të jetë më afër realitetit për nga tema, prapë mbetet i dobët si film. Te ky film, që parasheh ngjarjet në vitin 2017, SHBA-të janë shtet policor ku qeveria mban…
Janë disa filma që kanë të gjitha parakushtet për të qenë të suksesshëm – temën, aktorët, regjisorin e skenaristin, dhe kështu pritjet sa shkojnë e bëhen më të larta. Por, kur realizohen, diçka humb, ndoshta në editim, ndoshta as në fillim nuk ka qenë aty, e sidoqoftë, filmi në fund del të jetë zhgënjim, kurban…
Nuk di si ta shpjegoj obsesionin e njerëzve me dinozaurët. Në fakt nuk kam ditur kurrë ta kuptoja për vete, dhe më shumë më zgjon kureshtjen një film fantastiko-shkencor si Star Wars se sa seria Jurassic. Por, në tentim për të kuptuar këtë farë obsesioni, ende vazhdoj të shikoj këta filma, dhe ndoshta duhet të…