Të them të drejtën, nuk jam kushedi sa fans i franshizës ‘Mission Impossible’, apo në fakt edhe vet Tom Cruise. Por, si njëra ashtu edhe tjetra janë freskim i mirë kohë pas kohe për një filmdashës. Filmi i fundit i ‘Mission Impossible’ nis me një adrenalinë goxha ekstreme derisa Ethan provon të zë një aeroplan…
Filmat mjuzikëll, apo që kanë të bëjnë me muzikën përgjithësi kanë një vend të veçantë në dashurinë time ndaj kinematografisë. Çdo prurje e këtillë e re në industrinë e kinematografisë zgjon një kërshëri, dhe jo rrallëherë arrin të më pëlqej. Kështu ndodhi edhe me ‘Pitch Perfect’. Ka qenë një film i mirë, i këndshëm, i…
Në jetë ka gurë të mirë dhe kur të këqij. Njërin nga gurët e mirë, Erikun, Xhes vendos ta merr me vete në çantë në pushimet tek gjyshi. Doug dhe Abi janë një çift i divorcuar që do të mblidhen së fundmi me dy bijat dhe të birin për pushime familjare – në fakt ditëlindjen…
Nëse doni torturë 87 minutëshe mos e humbisni ‘Hot Pursuit’. Nuk ka gjë që ka kuptim në këtë film. Tregimi është i bajatshëm – një police e nënçmuar dhe e veja e një krimineli narkotikësh ikin nëpër Teksas duke provuar të shmangin policë të korruptuar. Temë me skelet disa herë e përpunuar nëpër filmat e…
Dan Fogelman shkruan komedi të mira. ‘Tangled’, ‘Cars’, ‘Bolt’ dhe komeditë tjera jo të animuara si ‘Fred Claus’, ‘Last Vegas’, e edhe ‘The Guilt Trip’ janë pjesë e CV-së së tij. Por, asnjëra nuk i afrohet ‘Crazy, Stupid, Love’. As ‘Danny Collins’! Është një komedi e mirë që ka nuanca të konsiderueshme drame, sidomos në…
Asgjë nuk të ndreq qejfin si një komedi e mirë. Nevojën për komedi të mira, në kohën e Depresionit të Madh e kishte edhe populli amerikan. E për të ndrequr qejfin e popullit, kinematografia ka pasur emra si Frank Capra. ‘It Happened One Night’ konsiderohet si filmi i parë i zhanrit ‘screwball comedy’ ku karakteri…
Will Ferrell është ndër aktorët komik më të preferuar për mua. Nuk do të kisha rezerva edhe të thosha që është më i miri. Megjithatë të njëjtën gjë nuk do të mund të thosha edhe për filmin ‘Get Hard’. Si shumica e fansave të filmave komedi, edhe unë kam pritur me një dozë më të…
Nëse shohim mbrapa në karrierën e Alex Garland në zejen e skenaristit hasim në tituj kryesisht mesatar si ’28 Days Later’, ‘Dredd’, e ‘Sunshine’. Derisa në këtë zeje është paksa më i kalitur, ai debuton si regjisor me filmin ‘Ex Machina’. E filmi ‘Ex Machina’ është padyshim filmi më i mirë i bërë nga Garland…
“Nëse ndjek dikë, gjithnjë do të mbetesh pas tij,” thotë e bija e Anatoli Tarasovit në dokumentarin e radhës ’30 For 30’ të ESPN. Edhe pse fans mesatar i hokejit mbi akull, dija për historinë e këtij sporti ka qenë e kufizuar në dy dekadat e fundit dhe atë ekskluzivisht për të bëmat përtej Atlantikut.…
Filmi i radhës i Nuri Bilge Ceylan na merr e na dërgon në një ëndërr të një gjumi dimëror, një ëndërr që na ri-njofton me bukuritë e kinematografisë, duke sjell çdo segment të saj në përsosmërinë e skajshme. Për tri orë të këtij tregimi, ne si shikues notojmë në një botë të thellë që…