Melissa McCarthy është e mrekullueshme në Mike&Molly. Harmonia në skenë me Billy Gardell e bën këtë serial të mrekullueshëm. Kjo harmoni mungon në pothuajse çdo film, së paku në ata që kam parë, të Melissa McCarthy. Tammy është dështimi i radhës si komedi e McCarthyt. Angazhimi i Ben Falcone në regji dhe skenar të cilin…
Zoe Kazan së fundmi e kam parë në filmin ‘Ruby Sparks’, tek i cili kishte bërë edhe skenarin e filmit dhe kishte pasur rolin kryesor. Aty kishte shkëlqyer si në shkrimin e filmit si në portretizimin e karakterit që vet kishte krijuar. Por, tek ‘The Pretty One’ aktrimi i saj vuan sidomos në çerek orën…
Siç tregon edhe vet titullin filmi ‘Filth’ është i mbushur me fëlliqësira. Ka nga të gjithat, skena për të rritur, narkotikë, alkool, dhunë, e deri tek halucinacionet e pështira të Robos dhe të gjitha vijnë me një dozë të shtuar të fëlliqësisë. Megjithatë të gjitha këto ia vlen të durohen për aktrimin të mrekullueshëm të…
Ka shumë gjëra që nuk funksionojnë në filmin ‘The Angriest Man in Brooklyn’. E vetmja gjë që vlen të përmendet është kasti dhe emrat në të. Por, me të nisur filmi gjithçka shkon huq. Aktrimi nuk është i keq, por është skenari që dështon në mënyrë katastrofale. Një burrë është nisur për kontrollin e rregullt…
Teknologjia 3D është e mbivlerësuar dhe kurrë nuk mund të bëhet e popullarizuar për të zëvendësuar 2D në televizion. Disa platforma kanë hapur dhe mbyllur versionet 3D të kanaleve të tyre gjatë viteve të fundit, e as eksperienca e shikuesve nuk ka qenë në shtatë qiej. Të vetmit që kanë përfituar nga 3D kanë qenë…
Steve Coogan më ka befasuar për të mirë në këtë film. Nuk besoj se e kam parë atë në një rol kaq serioz më parë, edhe pse numri i filmave që kam shikuar me atë në rolin kryesor është jo shumë i madh. Tek ‘Philomena’ ai bën një punë të shkëlqyeshme në rolin e një…
Film i bazuar në tregimin e vërtetë të kidnapimit të kapitenit amerikan Riçard Fillips nga piratët somalez në vitin 2009 dhe shpëtimin e tij nga Forcat e Marinës Amerikane. Ky është përshkrimi zyrtar për temën e filmit ‘Captain Phillips’. Është një tregim i përpunuar në mënyrë të mirë në film. Filmi arrin të përshkruaj një…
Filmi që bazohet në ngjarje të vërtetë, por, qysh në fillim e lë të qartë që filmi është me skenar origjinal, edhe një herë hedh në pah aftësinë e David O. Russell për të aktivizuar dhe shfrytëzuar në maksimum të gjithë aktorët duke e bërë edhe një film ansambli madhështor. Ajo çfarë më pëlqeu pos…
Alexander Payne din të sjell tema jo të zakonshme për publikun në mënyrën më të mirë të përpunuar. Pas punimit të tij të fundit ‘The Descedants’, Payne mban shijen e njëjtë, porse me detaje dhe karaktere të ndryshme. Përsëri ai na lidh me karakterin kryesor i cili nuk ka një tregim të përkryer, dhe përsëri…
Spike Jonze sjell një film me temë futuristike, të realizuar për mrekulli, me një ritëm të lehtë, të qetë, të këndshëm që përkundër temës të çuditshme që ka, të aktivizon emocionet ndaj karaktereve, pa marrë parasysh sa njerëzore që janë. Theodore është një ‘shkrues letrash’, ta quaj ashtu. Mund ta quajmë edhe si një ish-shkrimtar,…