Nëse jeni nga ata që nuk keni lexuar apo parë ‘Mary Poppins’, atëherë perceptimi i parë për ‘Saving Mr. Banks’ mund të jetë sikur një autobiografi për Walt Disney, që nuk është. Nuk është as autobiografi për autoren e ‘Mary Poppins’, P.L. Travers. Edhe pse këta dy emra janë karakteret kryesore në këtë film. Porse…
Kur vendosim dy diva të kinematografisë me një skenar të shkëlqyeshëm kemi si rezultat kemi një film si ‘August Osage County’. Performanca e Meryl Streep dhe Julia Roberts, pa përjashtuar kastin dytësor me emra tjerë të njohur, na jep një dramë familjare të mrekullueshme. Tema, ngjashëm si filmi është paksa e zymtë. Karakteri i Meryl…
Tema e hakmarrjes nuk është risi në filmat amerikan. Përkundrazi, është goxha e përhapur sa dikujt mund ti duket e tepruar. Megjithatë nëse shtjellohet me stil origjinal atëherë rezulton me një film të mirë. Kjo ndodh edhe me filmin ‘Out of Furnace’, por vetëm në dy të tretat e para të filmit. Një familje normale…
Dhe vjen përsëri ajo periudha e vitit kur kinematografia zgjedh më të mirët e vitit të kaluar. Oskarët, SAG-ët, BAFTA-t, e shpërblime tjera, por gjithçka duke nisur nga Golden Globes dominojnë çerekun e parë të vitit përkrah festivaleve si Sundance e Berlinale. Kjo është arsyeja pse filmat e parë, bllokbusterët nisin të shfaqen vetëm në…
Të jem i sinqertë, ‘Elizabeth’ nuk është kushedi çfarë filmi. Ndoshta fajin e ka Cate Blanchett që arrin të vjedh vëmendjen me një paraqitje të shkëlqyeshme. Sigurisht ka hapësirë edhe për Geoffrey Rush, por, vet filmi nuk është diçka i jashtëzakonshëm. Ngjashëm edhe tek ‘Blue Jasmine’. Filmi, tregimi nuk është diçka e veçantë. Regjia e…
Jonah Hill, Seth Rogen, James Franco, Jay Baruchel, Danny McBride, e Craig Robinson, janë gjashtja kryesore e jaranëve tek ‘This is the End’. Rogen së bashku me Evan Goldberg janë përgjegjës edhe për regjinë dhe skenarin e këtij filmi. Më së lehti e ka pasur Goldberg sepse skenari dhe regjia e këtij filmi është goxha…
Fansa të ‘Into the Wild’ është koha juaj! Filmi me Emile Hirsch është shndërruar në një kult, sidomos tek ‘maniakët e filmave’ me shumë fansa që janë të intriguar nga tregimi dhe etja për ti ikur realitetit të brishtë të invadimit teknologjik të jetëve tona. Tregim i përafërt, përsëri me Emile Hirsch vjen në filmin…
Amanda Seyfried vjen me rolin e karrierës së saj deri tani. Aktrimi në filmin ‘Lovelace’ ku ajo portretizon jetën e aktores së filmave të rritur, Linda Lovelace, është roli që e fut atë në mesin e aktoreve kushtimisht ‘të pjekura’ për shpërblimet e mëdha. Karakteri i saj i shërben depresioni që ofron filmi, sidomos kur…
Ose e pëlqeni ose e urreni Adam Sandlerin. Nëse duhet të bëj zgjedhje ndërmjet këtyre dy grupeve, atëherë më me dëshirë do të futesha tek i pari. Ka një komedi ndryshe, dhe shpesh të pështirë e pa të qeshura, por, megjithatë ka diçka siç e quajnë tek RT ‘humor urine’. Diçka ka pasur edhe tek…
“Kam munguar për shumë kohë” – është një fjali e Lloganit në filmin e fundit për heroin Wolverine. Edhe sa ka të drejtë kur e thotë këtë. Që nga ‘Origins’, Wolverine ishte në ‘pushim’. Një skenë minimale, por jashtëzakonisht qesharake tek ‘First Class’ vetëm sa na ka rënduar më shumë pritjet për ‘The Wolverine’. Më…