Category: Filma


  • ‘300’ ka qenë një film relativisht inovativ në disa aspekte kur kishte debutuar në vitin 2007. Pos realizimit teknik që sillte në lëvizje të ngadalësuar – slow motion, me të gjithë ato duele me shpata, solo-aksionet e 300 spartanëve, plot gjak, dhe një prapaskenë të errët ngjyrë gruri; edhe skenari ka qenë mirë i përpiluar.…

  • Tammy (2014) – Recensim

    Melissa McCarthy është e mrekullueshme në Mike&Molly. Harmonia në skenë me Billy Gardell e bën këtë serial të mrekullueshëm. Kjo harmoni mungon në pothuajse çdo film, së paku në ata që kam parë, të Melissa McCarthy. Tammy është dështimi i radhës si komedi e McCarthyt. Angazhimi i Ben Falcone në regji dhe skenar të cilin…

  • Zoe Kazan së fundmi e kam parë në filmin ‘Ruby Sparks’, tek i cili kishte bërë edhe skenarin e filmit dhe kishte pasur rolin kryesor. Aty kishte shkëlqyer si në shkrimin e filmit si në portretizimin e karakterit që vet kishte krijuar. Por, tek ‘The Pretty One’ aktrimi i saj vuan sidomos në çerek orën…

  • Siç tregon edhe vet titullin filmi ‘Filth’ është i mbushur me fëlliqësira. Ka nga të gjithat, skena për të rritur, narkotikë, alkool, dhunë, e deri tek halucinacionet e pështira të Robos dhe të gjitha vijnë me një dozë të shtuar të fëlliqësisë. Megjithatë të gjitha këto ia vlen të durohen për aktrimin të mrekullueshëm të…

  • Ka shumë gjëra që nuk funksionojnë në filmin ‘The Angriest Man in Brooklyn’. E vetmja gjë që vlen të përmendet është kasti dhe emrat në të. Por, me të nisur filmi gjithçka shkon huq. Aktrimi nuk është i keq, por është skenari që dështon në mënyrë katastrofale. Një burrë është nisur për kontrollin e rregullt…

  • Teknologjia 3D është e mbivlerësuar dhe kurrë nuk mund të bëhet e popullarizuar për të zëvendësuar 2D në televizion. Disa platforma kanë hapur dhe mbyllur versionet 3D të kanaleve të tyre gjatë viteve të fundit, e as eksperienca e shikuesve nuk ka qenë në shtatë qiej. Të vetmit që kanë përfituar nga 3D kanë qenë…

  • Steve Coogan më ka befasuar për të mirë në këtë film. Nuk besoj se e kam parë atë në një rol kaq serioz më parë, edhe pse numri i filmave që kam shikuar me atë në rolin kryesor është jo shumë i madh. Tek ‘Philomena’ ai bën një punë të shkëlqyeshme në rolin e një…

  • Film i bazuar në tregimin e vërtetë të kidnapimit të kapitenit amerikan Riçard Fillips nga piratët somalez në vitin 2009 dhe shpëtimin e tij nga Forcat e Marinës Amerikane. Ky është përshkrimi zyrtar për temën e filmit ‘Captain Phillips’. Është një tregim i përpunuar në mënyrë të mirë në film. Filmi arrin të përshkruaj një…

  • Filmi që bazohet në ngjarje të vërtetë, por, qysh në fillim e lë të qartë që filmi është me skenar origjinal, edhe një herë hedh në pah aftësinë e David O. Russell për të aktivizuar dhe shfrytëzuar në maksimum të gjithë aktorët duke e bërë edhe një film ansambli madhështor. Ajo çfarë më pëlqeu pos…

  • Alexander Payne din të sjell tema jo të zakonshme për publikun në mënyrën më të mirë të përpunuar. Pas punimit të tij të fundit ‘The Descedants’, Payne mban shijen e njëjtë, porse me detaje dhe karaktere të ndryshme. Përsëri ai na lidh me karakterin kryesor i cili nuk ka një tregim të përkryer, dhe përsëri…