Harmonia skenike që kanë Steve Martin, Martin Short, e Selena Gomez është ndër bekimet më të mëdha që ka mundur t’i përjetojë një fans i televizionit. Ashiqare duket se kënaqen gjatë realizimit të kësaj serie, dhe kjo veç çka e bën më të këndshme. Përkundër treshes, sezoni disi më shumë është i përqendruar te karakteri…
E shkruaj me spoilera, ndonëse nuk ka çka të “prishet” në këtë sezon të dytë të “Silo”-s. Së paku jo në tetë episodet e para. Mund të fajësoj pritjet e mia në këtë – mezi prisja të shihja se çfarë ndodhte jashtë në botë, por producentët kishin një ide tjetër. Të shkojmë nga një silo,…
A ka ma mirë se të punojë dikush e ju të shijoni jetën? Çka nëse ky dikush jeni ju, por jeni të “këputur” nga ajo pjesë, e kështu ndani jetën private në shtëpi nga ajo në punë! Është si një kufi i padukshëm që le punën te pragu i saj, dhe praktikisht jeni të ndarë…
Krejt kemi nevojë për psikolog, veçse dallohemi nga ne që e dimë që kemi nevojë, dhe ata që nuk e dinë këtë dhe na bënë neve tjerëve të kemi edhe më shumë nevojë për psikolog! Sezoni i dytë i “Shrinking” vetëm sa thellohet në temën e sezonit të parë, duke kaluar më tej në “realitetin…
Situata aktuale politike në Amerikë mund të thuhet se është e inspiruar nga ngjarjet në sezonin e katërt të “The Boys.” Si seria më e mirë për “supera” apo tash e tutje “superheronjë” me çdo sezon që kalon vetëm sa shkon e bëhet edhe më e mirë. Pas fundit të sezonit të tretë që la…
Në mesin e fillimeve më të paqarta të serive duhet të jenë 10 minutat e para të kësaj miniserie. Gjithçka fillon me një dasmë, në bregdet, diell, gëzim, pastaj vdes dikush. Të nesërmen vjen njoftimi që është anuluar dasma, bartet një kufomë, policia kanë rrethuar vendin, fillon intervistimi dheeee… Krejt janë duke vallëzuar në plazh,…
Ujku do mjegull, thonë populli. Pinguini do vërshim, do të mund ta adaptonim këtë thënie për t’ju përshtatur kësaj mini-serie, që fillon pak kohë pas fundit në filmin The Batman, të vitit 2022. E, kur vdes lideri i nëntokës, të gjithë duan të marrin pushtetin, nga pasardhësit “legjitim” deri te “fikserat” e tij. I shikuar…
Një shembull i qartë pse nuk duhet t’ju besohet notave në imdb është seria që urrehet vetëm pse është e Amazonit! Sezoni i dytë i Rings of Power, që vazhdon të shtjellojë Sauronin dhe origjinën e unazave, veç çka është ngritur në cilësi prej sezonit të parë. Ky sezon ka qenë edhe më i lehtë…
Nuk ka më të gërditshme se kur njerëzit që janë maniakë për një artist të flasin me ëndje për të – ta humbin edhe pak dashuri e respekt që mund të kesh për të! Një këshillë, sa më pak fjalë, aq më mirë! Ashtu do të provoj të shkruaj për David Lynch dhe sezonin e…
Një profesor i fizikës shkon në festën e shokut të tij që ka fituar një çmim prestigjioz. Rrugës për në shtëpi ai rrëmbehet nga njerëz të maskuar të cilët e injektojnë me diçka që i humb vetëdijen. Me tu zgjuar, ai takon dy njerëz që njeh – psikiatren Amanda dhe CEO-n e kompanisë, Llejtonin, të…