Category: TV Reviews


  • The Blacklist – Recensim serie (me spoilera)

    Nga momenti i parë kur i dorëzohet forcave të rendit, deri te momenti i fundit që i dorëzohet fatit, aventurat e Reddingtonit janë njëra ndër historitë më së miri të përpunuara në ekran për një dekadë të tërë. Njëtrajtshëm me zbulimin e listës së kriminelëve, fillojmë të mësojmë më shumë për të kaluarën e Reddingtonit.…

  • Succession – Sezoni 4 (me spoilera)

    Çfarë fundi! Fjalët janë të kota për të përshkruar madhështinë e sezonit të katërt të ‘Succession.’ Intriga, politikë, lojë psikike, inate familjare, dashuri edhe më shumë urrejtje familjare, gjithçka. Llogani vazhdon kundër fëmijëve, duke pritur që njëri nga ata të dorëzohet e t’i bashkohet atij. Ndërkohë tre fëmijët vazhdojnë planet kundër babës, e i katërti…

  • Silo – Sezoni 1 (pa spoilera)

    Në një silos nëntokësor prej 144 kateve, një inxhiniere fillon të dyshojë gjithçka që e ka menduar si të vërtetë absolute. Xhulieta punon në gjeneratorët e niveleve më të ulëta në këtë ‘tunel’ vertikal nëntokësor, duke u kujdesur që mbi 10 mijë banorë të kenë një jetë të ‘rehatshme’ pas shkatërrimit të sipërfaqes së tokës…

  • Mad About You – Recensim serie

    Me t’u zgjuar të dy nga gjumi, për gjysmën e episodit të parë të serisë ‘Mad About You,’ kemi burrë e grua që duken karaktere të ndryshme – ajo është neurotike, njëjtë si ai, por ky i fundit harron veset e tija për t’i dëshmuar bashkëshortes prej pesë muajve se ajo bëhet merak për asgjë,…

  • Rome – Recensim serie (pa spoilera)

    Në fund të ditës, emri i dikujt gdhendet në mesin e 12 muajve të vitit, e i dikujt harrohet në mesin e 117 miliard njerëzve që supozohet të kenë marrë frymë në planetin Tokë që nga viti 190 mijë p.e.s. Emri i Jul Cezarit është muaji i shtatë i vitit, derisa emrat e mijëra ushtarëve…

  • Domina – Sezoni 1&2 (pa spoilera)

    Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua, thonë! Livia Drusilla qëndron mbrapa të gjithë perandorëve të dinastisë Jul-Klaudiane, nga gruaja e Oktavianit deri te gjyshja e Neros! Por, në dy sezonet e para të Domina, kemi vitet e para të jetës së Livias dhe ngjitjen e saj në fuqi deri te gruaja e Oktavianit,…

  • Allo Allo – Recensim serie

    Për shumëkënd, thyerja e parë e zemrës ka qenë largimi i Marisë nga Kafe Rene! Bashkë-ndiejmë me të gjithë adoleshentët e pasluftës që shkonin në gjumë me komeditë e KTV-së në ora 23:30, e nisnin ditën me Sandokaaaan, Sandokaaaan! Do të doja të njihja përkthyesit e “Allo, Allo”-s, që të falënderoja për kreativitetin në përshtatjen…

  • Dad’s Army – Recensim serie

    Nëse i gjej dy veta që e kanë përcjellë këtë seri këtu, do të ishte mrekulli! Nëse dy veta vendosin ta shikojnë këtë seri pas këtij recensimi, do të ishte mrekulli edhe më e madhe! Por, kjo seri meriton një shkrim në shqip! Para “Allo, Allo” ishte “Dad’s Army” që sot është ndër seritë më…

  • Winning Time – Sezoni 1 (pa spoilera)

    Në serinë ESPN 30for30, ndër pjesët më të mira është trilogjia për rivalitetin ndërmjet Boston Celtics dhe Los Angeles Lakers. Ajo trilogji si pjesë e historisë më ka kënaqë, ani pse nuk është dokumentari më i mirë i basketbollit në atë seri – This Magic Moment! Për fansat e basketbollit, seria ‘Winning Time’ sjellë lindjen…

  • Alaska Daily – Sezoni 1 (pa spoilera)

    Në Alaskë, larg jetës së rrëmujshme, zhvendoset Ajlina, një gazetare hulumtuese e cila kërkon të gjejë një pikë rifillimi për të pastruar emrin e saj profesional. Ajo është akuzuar dhe dëbuar pasi një hulumtim i saj nuk kishte arritur të gjente prova nga publiku dhe organet e rendit, duke humbur besueshmërinë te publiku i gjerë.…