Category: TV Reviews


  • 172 vite para lindjes së mbretëreshës së vërtetë, fillon historia e familjes së saj të ‘çoroditur’. Marrë parasysh që House of Dragon është ‘spin-off’ i Game of Thrones, është pak e tepërt të pritet të jetë po aq madhështor. Por, nëse krahasojmë sezonet e para, pak për shkak të kohëzgjatjes së ngjarjeve, e edhe më…

  • Është një skenë, ndoshta në episodin e gjashtë, ku Berri ikën me motoçikletë. Në aspektin teknik, mendoj që ka qenë ndër aksionet më atraktive që kam parë në televizion vitin e kaluar. Ngjashëm mendoj që nga komeditë e nominuara për Emmy këtë vit, Barry është komedia më e mirë. Në pjesët teknike, regjia shkëlqen në…

  • Fundi i sezonit të dytë ishte ndër momentet më të ‘trenta’ të Succession. Ngjashëm edhe i treti, vetëm me më pak njerëz të pranishëm. Edhe ky sezon është një kope ujqish e dhelprash që provojnë të ndajnë prenë duke gllabëruar më shumë se tjetri, dhe për të arritur këtu duhet të eliminojnë patriarkun e familjes,…

  • Revenge P&rn! Shpesh mund ta lexoni nëpër lajmet ndërkombëtare, e disa shtete edhe kanë përcaktuar ligjet kundër kësaj dukurie. Por, jo ‘Shtëpia e guximtarit, e toka e lirisë’. As në vitet ‘90ta. E në vitet ‘90ta p^rnografia ka qenë më shumë në letër se në monitor! Dhe një kontribut në zhvillimin e internetit mund t’i…

  • Disa momente pasi për herë të fundit sheh dhe prek njeriun ndoshta më të rëndësishëm në jetën tënde, një grumbull jabanxhinjsh fillojnë ta mbulojnë pashpirt atë trup derisa dëgjon me dhunë dheun si përplaset. Për pak minuta gjithçka kthehet në normalitetin e ri që do të jetë një rrugëtim i gjatë, ndoshta i pafund i…

  • Kemi karaktere me bollëk të cilat kanë pushtet, janë mizor, të pashpirt, por krejt këto ju arsyetohen me një “të metë” që shtjellohet gjatë episodeve. Ky shtjellim, ky arsyetim, nuk bëhet te asnjëri që kam parë më mirë se sa te The Sopranos. Për shkak të kohës së realizimit, Tony Soprano mund të ketë qenë…

  • A e dini që edhe unë kam podcast? Sigurisht që jo, sepse krejt kanë filluar podcast, veçse nuk e di tjerët a incizojnë duke shëtitur qenin në natyrë apo duke kryer nevojat fiziologjike, edhe pse tualeti ka një jehonë të përkryer për incizim, dhe jo vetëm në 2-3 muaj! Mania e podcastëve krimi ka pasuar…

  • E kam pak problem me këto vepra që lartësojnë antagonistët! Për dikë që e sheh Peaky Blinders brenda një jave, a një muaji, pa pritur me vite për episodet e radhës, mund të duket një seri fantastike me ngritjen e Shelbyve nga llomi në kompani milionere me pjesëmarrje në parlament! Diqysh është një fitore kundër…

  • Made for Love sjellë një “përzierje” të traditës shqiptare dhe modernes amerikane. Bajron Gogoli është një miliarder teknologjik i martuar me Hejzell, e cila vendos ta braktisë atë pas një dekade martesë. Ikja e saj nuk do të jetë aq e lehtë pasi Gogoli ka instaluar një çip në trurin e gruas së tij me…

  • Aeroport! Disa veta komunikojnë në radiolidhje me bazën që duket t’i përket një dhome kontrolli të MI5! Të gjithë janë në ndjekje të një të dyshuari përshkrimi i të cilit nuk përshtatet mes dy palëve që komunikojnë. Koha po ecën, i dyshuari nuk është askund, derisa udhëtarët vazhdojnë rrugën e tyre të patrazuar. Sa do…