Kush tjetër pos Lily James do të përshtatej në rolin e të përhiturës, apo siç i thonë së fundmi hirushes?
Dhe filmi i Kenneth Branagh që sjell historinë e hirushes në film artistik në vitin 2015, shfrytëzon bukurinë e saj duke e gërshetuar me efekte vizuale fantastike për ta bërë njërin nga adaptimet e fundit të përrallave të paprekura nga politikat ekstreme liberale.
Ashiqare filmi është i përqendruar te karakteri dhe aktrimi i Lily James e cila ka të gjitha karakteristikat për të sjellë në ekran një karakter të këtillë, të bukur, të butë, e të shkelur padrejtësisht nga njerka dhe bijat e saja.
Lily James është e tillë që nga një vajzë e shtypur për të cilën ndien keqardhje të shndërrohet në një bukuri që zotëron sallën e vallëzimit, dhe kjo e bën atë të jetë Hirushja e përkryer. Kështu, ajo përçon ngrohtësinë dhe guximin e saj, duke gjetur edhe harmoni skenike me Princin, Richard Madden.
Por, kjo s’do të ndodhte pa pjesën vizuale dhe kostumet e mahnitshme të cilat e bëjnë filmin edhe më të bukur.
Sigurisht, historia është e njohur, e ricikluar, pa sjell ndonjë risi, por kur shohim gjërat që u kanë ndodhur përrallave tjera, atëherë mund të konkludojmë se më mirë është ky lloj i rrëfimit tradicional, se sa devijimet e nxitura politikisht.
Lily James me kostume dhe fotografi magjepsëse. Nota personale: 4/5

