Ky sezon më është dukur si tri sezone, por marr parasysh fundin ia falim që na kanë bërë të presim kaq gjatë.
Edhe ndarja e të tri pjesëve ka qenë në nivel – pjesa e parë përgatitja për Barcelonë, pjesa e dytë Barcelona, pjesa e tretë finalja. Edhe episodet kanë qenë të ndara në mënyrë të përkryer, sidomos te pjesa e fundit.
Krejt çka është bërë në këtë sezon për mua ka qenë e përkryer, që nga aksidenti me laksativ, te paqartësitë në mesin e klubeve në Sekai Takai, duelet, e deri te finalja që i ka përmbyllur historitë e secilit në mënyrë të përkryer.
Kur jemi te finalet, përfundimi i Krizë edhe Sillver më ka pëlqyer më së shumti, sepse kanë shkuar në mënyrë qysh e kanë merituar përkundër pendimit të Krizit.
Pastaj, fundi i Migelit, i cili nga i paralizuar arriti të fitojë titullin, ashtu si Tori te femrat, kanë qenë përmbushje e qejfeve të fansave. Por mbi të gjitha, fundi i Xhoni Laurens, është një trajektore e shtjelluar në mënyrë të përkryer nga episodet e para deri te finalja!
Në një mënyrë, kjo seri ka qenë një ode e përkryer për filmat origjinal, për historitë e këtyre karaktereve, për një fund të lumtur, të cilin e kanë merituar të gjitha karakteret, e mbi të gjitha fansat e Karate Kid, dhe sigurisht edhe këta të Cobra Kai.
Është ndër seritë më zemër-ngrohëse të realizuara në dekadën e fundit që të kënaqë përgjatë çdo sezoni. Sugjerim për secilin, pavarësisht preferencave të zhanrit, duhet të jetë “Cobra Kai.” Nota personale: 5/5

