Cruel Intentions (1999)

Cruel Intentions (1999)

Para “Gossip Girl,” të “zezat” e adoleshentëve pasanik të Nju Jorkut vijnë në filmin që do të ishte ndoshta inspirim për shumicën e temave në industrinë e p*rnografisë!

Në rolin kryesor vjen Ryan Phillippe si Sebastian Valmont, një adoleshent pasanik i cili manipulon dhe josh gratë deri në atë masë sa është i lodhur me lojën e tij.

Për të “ndezur” më shumë jetën, ai vendos të joshë të bijën e drejtorit të shkollës, Anetën, e cila nuk beson në marrëdhënie pa dashuri. Për të bërë këtë “mision” më interesant, motra-njerkë e tij, Katrina, vë një bast – nëse Sebastiani dështon të joshë Anetën, Katrina do të marrë veturën e tij. E nëse ai e merr Anetën, atëherë do të mund ta marrë edhe trofeun më të mëdhenj nga të gjithë – vetë Katrinën.

Edhe kështu fillon loja!

“Cruel Intentions,” ashtu siç shihet nga emri nxjerr në pah të gjithë mizoritë e njeriut, qenie e cila për të arritur një cak, pavarësisht sa mund të jetë i ngopur me të gjitha që ka, nuk kursen askënd e asgjë.

Ky film të bën të dyshosh në karakterin e moralin e njeriut, dhe ndoshta është ndër filmat më të “fëlliqtë,” jo medoemos vizualisht, në atë dekadën e filmave amerikanë për “tinejxherë.”

Pos Phillippe, në rolet tjera vijnë edhe Sarah Michelle Gellar si Katrina, Reese Witherspoon si Aneta, e Selma Blair në rolin e Sesilisë, një vajzë naive me të cilën tash del ishi i Katrinës, ndaj të cilës kërkon hakmarrje Aneta.

Në regjinë e skenarin e Roger Kumble, i cili më vonë do të bënte edhe regjinë e filmit të dashur për mua, “Just Friends,” “Cruel Intentions” është i bazuar në novelën franceze “Les Liaisons dangereuses” që është adaptuar edhe në tituj tjerë filmik. Nota personale: 3/5