Cunk on Life (2024)

Cunk on Life (2024)

“Shija” shpesh shihet si një mburojë që shumica e përdorin për t’ju ikur kritikave për përzgjedhjet e llojeve të argëtimit që konsumojnë.

Në mesin e shumë teorive në këtë rrafsh, humori anglez është vetëm për ata që nuk idhnohen, por në fakt nisin dhe zmadhojnë shakatë që bëhen me ta. Ma thjesht “nëse nuk kesh me veten,” e ke problem të qeshësh me tjerët që nuk janë një klasë shoqërore më poshtë se ti.

Prandaj, humori anglez i ka fansat e vet, edhe nëse nuk jeni në mesin e tyre, nuk do t’ju pëlqejë as Cunk, e as shumica e komedive të bazuara në këtë format.

E pasi ka rehatuar botën dy vite më parë, e madhja Philomena Cunk niset të zbulojë sekretet e jetës, nga “big bengu” deri te “AI”-ja. Edhe si zakonisht, për këtë ka shumë bashkëbisedues që janë emrat më me renome në fushat e tyre. Disa nga ta edhe emra të njohur të dokumentarëve të BBC-së si Jim Al-Khalili e Brian Cox, të cilët i kam përcjellë më parë.

Një veçanti e këtij filmi është që Cunk shpesh thyen murin e katërt dhe fillon të ngacmojë e përçmojë edhe pjesëtarët e ekipit pas kamerave, e gjithashtu nuk heziton as të përdorë fjalë më të rënda si ndaj tyre, si ndaj mysafirëve!

Dhe mbi të gjitha kemi një mori “meme”-sh e videove për të na mbajtur në qejf një kohë filluar nga pyetja për pikturën! Deri në misionin e radhës të legjendares Philomena Cunk, na mbetet të shijojmë këtë film. Nota personale: 5/5