Babë e bijë do të kalojnë fundjavën në vilën malore të shefit të babait. Rrugës për aty, ata do të ndeshen me një njëbrirësh, të cilin e marrin me vete pas aksidentit.

Me të ra në kontakt me të, e bija që portretizohet nga Jenna Ortega vëren disa ndryshime të magjishme falë njëbrirëshit. Kur kupton këtë, shefi i Elioit, Odelli (Richard E. Grant) provon të gjejë kurën për sëmundjen e tij fatale.

Filmi insiston se është komedi e errët e përzier me fantazi, kuptohet falë njëbrirëshit, por unë nuk kam gjetur ndonjë pjesë komike në film. As karakteri i Anthony Carrigan, i cili gjithmonë është komik, nuk më është dukur qesharak.

Babanë e Jenna Ortegës e luan Paul Rudd.

Të dy janë në veturë në fillim të filmit si një baba dhe e bija e tij tinejxhere. Por, më shumë ngjajnë në një çift në lidhje se sa në një lidhje prindërore, dhe kjo është faji i kastingut.

Paul Rudd nuk do të plaket kurrë me gjasë. Ndërkohë Jenna Ortega që 10 vite luan rolet e tinejxhereve.

Te karakteret, ai i Will Poulter, të birit të shefit është goxha i neveritshëm.

Në përgjithësi, është film i kotë, ndoshta që është filmi i parë me regji dhe skenar për Alex Scharfman. Shkon duke u përmirësuar nga fundi, por prapë… Nota personale: 2/5