Vite pas filmit të parë, Niku kthehet në ndjekje të Donit nëpër Evropë, e ai është i përfshirë në vjedhjen e diamanteve me Panterën derisa përgatisin vjedhjen më të madhe në histori në Belgjikë.

Skenari duket të jetë inspiruar nga vjedhje e vërtetë në Antwerpen të Belgjikës, dhe realizimi goxha real i aksioneve në këtë film përforcon këtë konkludim me idenë se qëllimi ishte të mbeten sa më besnik me të botën e vërtetë.

Filmi është pak më i gjatë se që duhet, komplikohet panevojshëm në disa momente, zgjerohet më shumë se që duhet, në disa fronte.

Megjithatë, Gerard Butler është në më mirën e tij, dhe duket se do të jetë një franshizë që do të ketë vazhdime tjera, diçka që edhe i duhet Butlerit.

E mirë tjetër është që më në fund roli i keq nuk u takon shqiptarëve por kojshive tanë veriorë.

Në përgjithësi, mbetet një film mesatar, ndoshta më i mirë do t’u duket atyre që u pëlqen ky zhanër i filmave. Nota personale: 2/5