Tash, kur më kujtohen problemet në Irlandën Veriore në mesin e viteve ‘90ta, duket si diçka nga një paralel univers me zhvendosjen e problemeve në Lindjen e Mesme.
Në një ambient të tillë, “të telasheve” që njihet periudha e krizës politike dhe jo vetëm në Irlandë dhe Irlandën Veriore, në qytetin e Derryt, jetonte skenaristja Lisa McGee, e cila krejt ato ngjarje ka vendosur t’i sjellë në ekran si seri komike historitë fiktive të vajzave në një gjimnaz katolik.
Erin është karakteri kryesor, një vajzë që tenton të jetë balanca e grupit në të cilën më “cool” si vetë mbiemri i saj, është Orlla MekKull, kushërira e Erinës, e cila është në botën e saj të çuditshme që e bën atë ndoshta karakterin më të dashur për shikuesit.
Në rolet tjera janë Klera, e mençura dhe më e arsyeshmja e grupit; Mishella, e çmendura e grupit; dhe Xhejmsi, kushëriri i Mishellës, i cili për shkak se i rritur në Londër, konsiderohet si shumë “qytetar” nga vajzat, dhe është i vetmi nxënës djalë në shkollën e vajzave, gjithmonë duke qenë cak i shakave të vajzave.
Meri dhe Xherri janë prindërit e Erinës, e ky i fundit vuan nga vjehrri i cili është si Orlla, e Sarah është nëna e Orllës, në mesin e karaktereve tjera, pa harruar edhe legjendaren, drejtoreshën e shkollës, motrën Xhorxhë.
Seria është e mbushur me humor anglez, me karaktere tipike që të gjitha janë cak i shakave, derisa provojnë të bëjnë një jetë që ëndërrojnë në një ambient politikisht jo-stabil dhe me siguri të brishtë.
Për mua, si fëmijë i të ‘90tave, ka qenë një pikëpamje tjetër me një botë të largët të cilët e kemi hamendësuar nga frika se e njëjta do të përsëritej edhe te ne, gjë që fatkeqësisht ndodhi, në përmasa shumëfish më të rënda gjersa i afroheshim mileniumit të ri.
Për më tepër, është komedia më e afërt me Father Ted, që është një serial legjendar irlandez, por sigurisht që “Derry Girls” mbetet larg, por aspak dëshpërues për fansat e humorit britanik. Nota personale: 4/5

