Noti
Hana Beiqi zhvillon garën e saj olimpike pas orës 11:00 kur fillojnë kualifikimet për 50m stil i lirë. Hana është në grupin e gjashtë, që ndoshta vonon disa minuta deri t’i vije radha.
Ajo është përfaqësuesja e fundit e Kosovës në këtë olimpiadë, dhe nga nesër mund të merremi me sportet dytësore, ose me kanagjegje a çfarë ka në meny!
Si llafe kanagjegji kanë qenë mospajtimet ndërmjet Federatës së Notit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Në distanca aq të largëta kanë shkuar sa që kryetari i Federatës së Notit është ankuar në FINA e IOC, për kinse padrejtësitë që i janë bërë Federatës së Notit.
Kryetari i Federatës së Notit, më herët ka qenë pjesë e skandaleve kur dërgonte të bijën e tij në gara ndërkombëtare ani pse kishte rezultatet më të dobëta. Në të njëjtën mënyrë, ai dëshironte të dërgonte dikë që kishte kohë shumë më të dobët se Adelli.
Dhe për këtë, ai akuzonte edhe FINA-n e IOC-në duke hedhur dyshime mbi korrupsionin eventual të tyre. Tash, ky muhabet do të shkojë aty ku e ka vendin, e federata e notit do të jetë një turp i radhës kombëtar.
Turp pasi nuk kemi asnjë rezultat që mund të na bënte konkurrent për medalje në kampionate ballkanike e lëre më në arenë ndërkombëtare.
Xhudoja ka bërë që këto budallallëqe nëpër federatat tjera, pos të hendbollit, të mbesin në hije. Situata është e mjerueshme në sportin tonë.
Dita 8 – 3 gusht 2024
Sot përfundojnë garat e xhudos dhe lundrimit, derisa atletika merr shpirt. Gresa ishte e 49ta dje, e parafundit në mesin e të gjitha atletëve në 800m. E Leon Marchand hyri në histori si i vetmi notar pas Spitz e Phelps me katër të arta.
Çerekfinalet e meshkujve në futboll shtynë Francën drejt gjysmëfinales, e cila kërkon të përsërit suksesin e njëjtë te femrat ndaj Brazilit. Kanadaja përballet me Gjermaninë, e gara më interesante e ditës do të duhet të jetë çiklizmi rrugor me dy nga talentet më të mëdha të sportit ndër vite.
Mathieu van der Poel e Wout van Aert shihen si favoritët kryesorë, në betejë që vazhdon të përshkojë sidomos pranverën klasike viteve të fundit, e edhe garat e ciklokrosit. MVDP është kampion botëror dhe dëshiron të shtojë në këtë edhe titullin olimpik për të dëshmuar madhështinë e tij si çiklist.
Është finalja e femrave në tenis, Dream Team zbret kundër kolonisë së tyre, dhe njihemi me vrapuesen më të mirë në botë në finalen 100m.
Orari i përzgjedhur (me bold finalet)
- 09:30 Lundrim: Katër finale (njëshat dhe tetëshet)
- 10:00 Hipizëm: Dresurë ekipore
- 10:35 Atletikë: 100m (M) Kualifikimet
- 10:00 Çiklizëm: Rrugë (M)
- 12:00 Tenis: Çiftet e përziera, Femrat individual,
- 14:30 Pingpong: Finale (F)
- 14:46 Shigjetari: Finale (F)
- 15:00 Badminton: Çiftet (F)
- 15:00 Futboll (F): SHBA-ja – Japonia
- 15:30 Gjimnastikë Artistike: Tri finale në aparatura
- 15:30 Shenjëtari: Skeet (M)
- 16:00 Xhudo: Finalja ekipore
- 17:00 Futboll (F): Çerekfinale Spanja – Kolumbia
- 17:00 Volejboll (M): Polonia – Italia
- 17:15 Basketboll (M): Portoriko – SHBA-ja
- 19:00 Futboll (F): Çerekfinale Kanada – Gjermania
- 19:35 Atletikë: Gjyle (M)
- 20:10 Atletikë: 100m (F) Gjysmëfinalet
- 20:30 Skermë – Garat ekipore (F)
- 20:20 Atletikë: Trehapësh (F)
- 20:30 Not – 100m flutur (M)
- 20:55 Atletikë: 4x400m përzier
- 21:00 Futboll (F): Çerekfinale Franca – Brazili
- 21:08 Not – 200m stil i përzier (F)
- 21:20 Atletikë: 100m (F)
- 21:28 Not – 800m stil i lirë (F)
- 21:45 Atletikë: 1500m i dhjetëgarëshit
- 21:58 Not – 4x100m stil i përzier, çiftet e përziera

