Hana

Rezultati i Hana Beiqit ishte shembullor, por në nivel me atë që ka arritur Lum Zhavelli në Olimpiadën e Rios në të njëjtën disiplinë. Potencial është i dukshëm, por pjesëmarrja jonë në Olimpiada e Kampionate Botërore e Evropiane në not është sa për sy e faqe.

Fakti që në tri Olimpiada, në të cilat na sigurohen nga një përfaqësues në të dy gjinitë, kemi pasur gjashtë emra të ndryshëm tregon për mungesën e projekteve afatgjata të zhvillimit të notarëve tanë.

Uroj të shohim Hanën në gara tjera, sidomos në Los Anxheles, ku mund të kualifikohet vetëm nëse tregon rezultate ma të mira e arrin normën olimpike. Përndryshe na mbetet edhe një projekt i humbur.

Shën Lusia

Me vetëm 178 mijë banorë, ose dhjetëfish më pak se Kosova, Shën Lusia siguroi medaljen e parë olimpike, edhe atë të artën në disiplinën që përcakton më të shpejtën në botë.

Që nga i madhi Usain Bolt, nuk kam parë një vrapues a vrapuese në garat e sprintit që më kujton atë. Si për nga konstrukti fizik, si për nga lëvizja, Julien Alfred, e zhvilluar në SHBA, na jep një ndjenjë se ajo është vrapuesja që do të thyejë rekordet e Griffith-Joyner që datojnë gati 40 vite. Ndoshta do ta bëjë këtë në Olimpiadën tjetër, saktë 40 vite pas rekordeve të Seulit.

Ndoshta për të krahasuar, disa shtete e federata nuk hezitojnë të kthejnë në vendlindje individët që kanë marrë edukimin më të mirë sportiv nëpër institucionet e NCAA-së, dhe marrin medalje të arta. E këto tonat, ankohen edhe në CAS.

Dita 9 – 4 gusht 2024

Sot përfundon gara në golf, që mbetet një sport i gjatë që sa të çlodhë aq edhe të lodhë ta shikosh. Edhe më i kot është disiplina e dresurës në hipizëm – kuaj që vallëzojnë!

Në pingpong, suedezi Truls Moregard duhet të eliminojë edhe kinezin e dytë për të artën. Në tenis Carlos Alcaraz ka punë me fashistë përsëri.

Nga garat ekipore janë çerekfinalet e hokejit fushor për meshkuj, dhe ndeshjet grupore në volejboll e basketboll për femra, dhe hendboll për meshkuj. Në badminton janë gjysmëfinalet, në volejboll plazhi fillon rrethi eliminator, 1/8 e finales. Prej finaleve, është radha e Lotte Kopeckyt për t’i siguruar të artën përsëri Belgjikës pas garës së mençur të Remco Evenepoel dje.

Finalet e notit fillojnë më herët, në ditën e fundit, e finalja në 100m për meshkuj mbyll ditën.

Orari i përzgjedhur (me bold finalet)

  • 09:00 Golf: Rundi 4 (M)
  • 10:00 Hipizëm: Dresurë individuale
  • 12:00 Tenis: Alcaraz luan në ndeshjen e dytë për titull
  • 14:00 Çiklizëm: Rrugë (F)
  • 14:00 Hendboll (M): Gjermania – Sllovenia
  • 14:30 Pingpong: Finale (M)
  • 14:46 Shigjetari: Finale (M)
  • 15:30 Shenjëtari: Skeet (F)
  • 15:40 Gjimnastikë Artistike: Tri finale në aparatura
  • 16:10 Badminton: Çiftet (M)
  • 17:15 Basketboll (F): Gjermania – SHBA
  • 18:30 Not – 50m stil i lirë (F)
  • 18:37 Not – 1500m stil i lirë (M)
  • 19:10 Not – 4x100m stil i përzier (M)
  • 19:32 Not – 4x100m stil i përzier (F)
  • 19:55 Atletikë: Lart (F)
  • 20:30 Atletikë: Çekan (M)
  • 21:00 Hendboll (M): Spanja – Kroacia
  • 21:55 Atletikë: 100m (M)