Shqipëria
E renditur e 27ta në kualifikime, 12 pozita larg finales, me një kohë prej 10 sekondave më poshtë se mesataret e saja, Luiza Gega nuk ia doli të kualifikohet në finalen e garës 3000m me pengesa në Paris.
Ajo do të mungojë në finalen e sotme, dhe nga postimi i saj në rrjetet sociale mund të shihet sinqeriteti në ndjenjën që ka zhgënjyer një popull të tërë, dhe mbi të gjitha dhimbja e saj për këtë.
Dy herë kampionia e Lojërave Mesdhetare, dhe kampionia evropiane, ka bërë për Shqipërinë më shumë se vetë Shqipëria për vete.
Në supet e saja ka mbajtur atletikën mbarëshqiptare në dekadën e fundit, dhe ashiqare tash edhe me moshë, vjen edhe rënia në rezultate, të cilat kanë qenë më të mira se shumë bashkëmoshatare të saja.
Është pikëlluese të shohim që të dy anët e kufirit kanë të njëjtën ngecje sa i përket sportit, dhe kjo vërehet në gara të mëdha si Olimpiada.
Manjola Konini në dy disiplinat e shenjëtarisë apo siç e quajnë poshtë qitjes, ka mbetur në kualifikime. Grisi Koxhaku në not ka qenë në fund, e pak më mirë ka qenë Kaltra Meça në disiplinën e saj.
Shpresat për medalje mbeten te treshja çeçene e cila ende nuk ka filluar garat.
Dita 11 – 6 gusht 2024
Sot fillojnë finalet në mundje, vazhdon atletika me 200m vrap të femrave, dhe janë në programe faza finale e garave ekipore. Janë çerekfinalet e meshkujve në basketboll; çerekfinalet e femrave në hendboll, volejboll, e vaterpolo; gjysmëfinalet e femrave në futboll; dhe gjysmëfinalet e meshkujve në hokej fushor.
Orari i përzgjedhur (me bold finalet)
- 10:00 Hipizëm: Kërcime individuale
- 11:00 Basketboll (M): Gjermania – Greqia
- 13:30 Hendboll (F): Franca – Gjermania
- 15:00 Zhytje: 10m platformë (F)
- 17:00 Volejboll (F): SHBA – Polonia
- 17:30 Skateboarding: Park (F)
- 18:00 Futboll (F): SHBA – Gjermania
- 18:00 Basketboll (M): Franca – Kanada
- 18:15 Mundje: Tri finale
- 19:57 Atletikë: Çekan (F)
- 19:55 Çiklizëm në pistë: Sprint ekipor (M)
- 20:15 Atletikë: Kërcim së gjati (M)
- 20:50 Atletikë: 1500m (M)
- 21:00 Futboll (F): Brazili – Spanja
- 21:00 Futboll (F): Brazili – SHBA
- 21:14 Atletikë: 3000m me pengesa (F)
- 21:40 Atletikë: 200m (F)
- 23:06 Boks: 60kg (F)

