Pengesat

Janë 10 pengesa në garën 400m, rreth 76cm të larta, të cilat zakonisht vonojnë atletet deri 3-4 sekonda për të kaluar këtë distancë për dallim prej atyre që vrapojnë në 400m pa pengesa.

Për Femke Bol pengesat shkaktojnë humbje kohe prej vetëm 0.93 sekondash këtë vit. Holandezja 24 vjeçare mori vëmendjen e të gjithëve në finalen 4x400m stafetë e përzier kur në fund ia doli të kalojë të tri garueset para saj për të siguruar të artën.

Ishte një shpagim për rrëzimin e saj në metrat e fundit të po të njëjtës garë vitin e kaluar në kampionatin botëror, kur humbi të artën për ekipin.

Individualisht, ajo ka fituar gjithçka që mund të fitohet në këtë disiplinë deri tash – kampionatin botëror, evropian – në stadium e në sallë të dyja; lojërat evropiane, ligën e diamantit.

Sot ajo vrapon për të vetmin titull që i mungon, atë olimpik. Dhe nuk e ka fare lehtë.

Sydney

Amerikania Sydney McLaughlin-Levrone është rekordmene e botës në 400m me pengesa, të cilin rekord ia ka thyer vetes para gjashtë javëve në Eugene. Me 50.65, ajo është 0.30 sekonda më e shpejtë se Femke Bol këtë sezon.

Kampione olimpike nga Tokio në këtë disiplinë, si dhe kampione botërore nga dy vite më parë, Sydney ka një avantazh ndaj Femkes ndoshta për faktin se ka një orar më pak të ngjeshur – vrapon rrallë dhe shumë shpejt!

Rivaliteti i saj me Femken, në këtë kohë kur të dyja po arrijnë rekordet e tyre personale duke shtyrë kufirin e rekordit botëror çdo herë e më shumë, janë një thesar për atletikën dhe disiplinën 400m me pengesa, që deri vonë ka qenë paksa e lënë pasdore nga shtetet e mëdha.

Dita 13 – 8 gusht 2024

Finalet fillojnë sot pas orës 12, me ngjitjen sportive. Vetëm 0.06 sekonda përcaktuan kampionen olimpike dje.

Fillojnë edhe finalet në kajak, derisa vazhdojnë ato në zhytje, e lundrim me vela. Sot janë edhe finalet e para ekipore – ajo në hokej fushor ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës.

Dueli ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, që eliminuan njëra tjetrën nga hendbolli i meshkujve dhe basketbolli i femrave, përcaktohet sot me gjysmëfinalen në basketbollin e meshkujve. Në gjysmëfinalen tjetër SHBA-të kanë punë me fashistët.

Në program janë edhe gjysmëfinalet e fermave në volejboll, në vaterpolo, dhe në hendboll. Në futboll zhvillohet ndeshja për medaljen e bronztë e cila shkon në Afrikë. Mbrëmja sjell disa finale interesante në atletikë, me shtizën e meshkujve, Noah Lyles në 200m, 110 me pengesa, dhe duelin McLaughlin-Bol në 400m me pengesa.

Orari i përzgjedhur (me bold finalet)

  • 7:30 Not i hapur: 10km (F)
  • 12:54 Ngjitje sportive: Shpejtësi (M)
  • 13:30 Kajak: Tri finale
  • 14:35 Vaterpolo (F): Holanda – Spanja
  • 15:00 Peshëngritje: 59kg (F)
  • 15:00 Zhytje: 3m (F)
  • 15:40 Lundrim me vela: Dy finale
  • 16:00 Volejboll (F): Brazili – SHBA
  • 16:30 Hendboll (F): Suedia – Franca
  • 17:00 Futboll (M): Maroku – Egjipti
  • 17:30 Basketboll (M): Franca – Gjermania
  • 19:00 Hokej fushor: Gjermania – Holanda (M)
  • 19:11 Çiklizëm në pistë: Dy finale
  • 19:30 Peshëngritje: 73kg (M)
  • 19:35 Vaterpolo (F): Australia – SHBA
  • 19:55 Mundje: Tri finale
  • 20:00 Volejboll (F): Turqia – Italia
  • 20:00 Atletikë: Gjatë (F)
  • 20:25 Atletikë: Shtizë (M)
  • 20:30 Atletikë: 200m (M)
  • 21:00 Basketboll (M): SHBA – Serbia
  • 21:19 Tekuondo: Dy finale
  • 21:25 Atletikë: 400m me pengesa (F)
  • 21:30 Hendboll (F): Norvegjia – Danimarka
  • 21:45 Atletikë: 110m me pengesa (M)
  • 22:34 Boks: Dy finale