Çeçenia
Chermen Valiev, nga rajoni i Osetisë Veriore sot mbron ngjyrat e Shqipërisë në mundje. Ai takohet me azerbajxhanasin Turan Bayramov, për të siguruar një vend në çerekfinale. Nëse fiton luftën e parë, shanset nuk janë të këqija që të vazhdojë deri në luftë për medalje dhe të arrijë atë që nuk e ka arritur askush për Shqipërinë më parë – të fitojë një medalje olimpike.
Nuk do të jetë i pari shqiptar që ka bartur medalje olimpike, pasi Greqia i ka disa medalje olimpike të fituara nga shqiptarë të cilët edhe emrat kanë marrë në grekë para se të këndonin himnin grek nëpër kampionate evropiane e botërore, si rasti i Luan Shabanit, apo i njohur tash Leonidas Sabanis.
Pusi
Këtë javë filloi rrethi i tretë i kualifikimeve në garat ekipore në futboll, dhe Shqipëria tashmë nuk ka asnjë ekip në gara. E renditur e 44ta, renditur mbrapa Kosovës për 12 pozita në katër vitet e fundit, Shqipëria, bashkë me Maltën, Lihtenshtajnin, Luksemburgun, San Marinon, e Maqedoninë Veriore janë vendet e vetme, ekipet e të cilave nuk kanë arritur të kalojnë as rrethin e dytë të kualifikimeve.
E në basketboll, volejboll, hendboll, nuk kanë asnjë ekip përfaqësues nëpër garat evropiane.
Pa tre mundësit çeçenë e pa Luizën, pjesëmarrja në Olimpiadën e Parisit do të ishte sa për sy e faqe.
Kjo nuk është vdekje klinike e sportit në Shqipëri, sepse duhet të lindë diçka që të vdesë. Në Shqipëri, sporti nuk ka lindur kurrë për të qenë domethënës në arenën ndërkombëtare. Mund të fajësojnë komunizmin, por ajo periudhë ka përfunduar tashmë 30 vite.
Është pikëlluese të shohësh këtë ngecje të zhvillimit të sportit në Shqipëri, sidomos sporti ujor marrë parasysh gjithë atë bregdet – të gjitha vendet bregdetare kanë notarë të shquar. Edhe më pikëlluese është të krahasohet Kosova me Shqipërinë, pasi po krahasohen dy vende në fund të pusit sa i përket sportit.
Por, katastrofa më e madhe është kur Shqipëria provon të forcohet duke “konvertuar” kosovarë me idenë e “shtetit mëmë”. Pse u konvertuan çeçenët? Po italiania Lara Colturi.
Në vend që dy shtetet të bashkëpunojnë në zhvillimin e përbashkët në sport, ne duhet të frikësohemi se do të na “mbledhin” talentet, e jo të ndihmojmë njëri-tjetrin në zhvillimin e tyre.
Dita 14 – 9 gusht 2024
Me 34 finale sot është dita më e ngarkuar në Paris deri më tani. Me garën e Valiev rreth drekës, fillojnë edhe finalet, nga kajaku e gjimnastika artistike, në pingpong, çiklizëm në pistë, e atletikë. Në program është edhe finalja e futbollit dhe pingpongut ekipor te meshkujt, dhe finalja e hokejit fushor te femrat. janë edhe gjysmëfinalet e meshkujve në hendboll e vaterpolo, gjysmëfinalet e femrave në basketboll, dhe ndeshjet për medaljen e bronztë në futboll të femrave dhe volejboll të meshkujve.
Në atletikë janë finalet e para të stafetave dhe garës në 10000 metra, para katër finaleve të boksit, përfshirë edhe emrat kontrovers.
Orari i përzgjedhur (me bold finalet)
- 7:30 Not i hapur: 10km (M)
- 12:35 Ngjitje sportive: Kombinim (M)
- 12:50 Kajak: Tri finale
- 14:30 Gjimnastikë ritmike: Shumëgarësh
- 14:35 Vaterpolo (M) Gjysmëfinale: Serbia – SHBA
- 15:00 Peshëngritje: -89kg (M)
- 15:00 Pingpong: Finalja ekipore (M) Kina – Suedia
- 15:00 Zhytje: 3m individual (F)
- 15:00 Futboll (F) Për medaljen e bronztë: Gjermania – Spanja
- 16:00 Volejboll (M) Për medaljen e bronztë: SHBA – Italia
- 16:30 Hendboll (M) Gjysmëfinale: Gjermania – Spanja
- 17:30 Basketboll (F) Gjysmëfinale: SHBA – Australia
- 18:00 Futboll: Spanja – Franca (M)
- 18:09 Çiklizëm në pistë: Dy finale
- 19:30 Peshëngritje: -71kg (F)
- 19:30 Atletikë: 4x100m (F)
- 19:35 Vaterpolo (M) Gjysmëfinale: Hungaria – Kroacia
- 19:40 Atletikë: Gjyle (F)
- 19:45 Atletikë: 4x100m (M)
- 19:55 Mundje: Tri finale
- 20:00 Atletikë: 400m (F)
- 20:00 Hokej fushor Finale (F): Holanda – Kina
- 20:10 Atletikë: Trehapësh (M)
- 20:55 Atletikë: 10000m (F)
- 21:00 Basketboll (F) Gjysmëfinale: Franca – Belgjika
- 21:19 Tekuondo: Dy finale
- 21:23 Breaking (F)
- 21:30 Hendboll (M) Gjysmëfinale: Sllovenia – Danimarka
- 21:30 Boks: Katër finale
- 21:45 Atletikë: 400m me pengesa (M)
- 22:30 Volejboll plazhi: Finale (F)
