Valiev

Cherman Valiev pret kundërshtarin në repeshazh, ku fitorja i garon luftën për të bronztën dhe më në fund medaljen e parë për Shqipërinë.

Edhe përfaqësuesi i fundit i Shqipërisë, Islam Dudaev është në aksion sot. Ai ka përballë Gaku Akazawan nga Samoa në 1/8 e finales, ku fitorja do t’i siguronte së paku repeshazin e pse jo edhe medaljen e parë të Shqipërisë në Olimpiada verore.

Pjesa tjetër është kryesisht ditë e mbushur me finalet ekipore, dhe mbylljen e garave në shumicën e sporteve.

Dita 15 – 10 gusht 2024

Dita më e ngarkuar në Olimpiadë, si zakonisht është dita e parafundit. Gjithçka fillon në ora 8 me maratonën e meshkujve në atletikë, e pastaj rundin e fundit të golfit për femra. Finalja e parë vendos përballë Francën dhe Poloninë në volejboll të meshkujve, për të vazhduar me finalet e fundit të kajakut.

Interesante janë edhe finalet në gjimnastikë ritmik gara ekipore, gjithmonë nisur nga koordinimi dhe sinkronizimi i veprimeve të vajzave në grup. Kina synon të mbyllë pingpongun dhe zhytjen me dominim total, e një finale interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Norvegjisë dhe Francës në hendboll të femrave. Për dallim prej hendbollit, të befasishme janë finalistet në vaterpolo të femrave me Australinë dhe Spanjën që kanë eliminuar Holandën dhe SHBA-në.

Marta mbyll karrierën e saj në finalen e futbollit të femrave ndërmjet Brazilit dhe SHBA-ve, të cilat synojnë edhe të artën në basketboll të meshkujve pas fitores në fund të gjysmëfinales. Përballë kanë Francën.

Atletika në stadium mbyllet me stafetat 4x400m,  e dita e parafundit me katër finale në boks.

Orari i përzgjedhur (me bold finalet)

8:00 Atletikë: Maratona (M)

  • 9:00 Golf: Rundi 4 (F)
  • 11:30 Peshëngritje: 102kg (M)
  • 12:35 Ngjitje sportive (F)
  • 12:40 Kajak: Tri finale
  • 13:00 Volejboll Finale (M): Franca – Polonia
  • 14:00 Gjimnastikë ritmike: Shumëgarësh
  • 15:00 Hendboll: Finale (F) Franca – Norvegjia
  • 15:00 Pingpong: Finalja ekipore (F) Kina – Korea Jugore
  • 15:00 Zhytje: 10m Platformë (F)
  • 15:35 Vaterpolo: Finale (F) Australia – Spanja
  • 16:00 Peshëngritje: 81kg (F)
  • 17:00 Futboll: Finale (F) Brazili – SHBA-ja
  • 18:00 Çiklizëm në pistë: Madison (M)
  • 19:10 Pesëgarësh modern (M)
  • 19:10 Atletikë: Lart (M)
  • 19:25 Atletikë: 800m (M)
  • 19:30 Not artistik: Duetet
  • 19:40 Atletikë: Shtizë (F)
  • 19:45 Atletikë: 100m me pengesa (F)
  • 19:55 Mundje: Tri finale
  • 20:00 Atletikë: 5000m (M)
  • 20:25 Atletikë: 1500m (F)
  • 20:30 Peshëngritje: +102kg (M)
  • 21:12 Atletikë: 4x400m (M)
  • 21:22 Atletikë: 4x400m (F)
  • 21:23 Breaking (M)
  • 21:23 Tekuondo: Dy finale
  • 21:30 Basketboll: Finale (M) Franca – SHBA-të
  • 21:30 Boks Katër finale
  • 22:30 Volejboll plazhi: Finale (M)