Ceremonia

Tmerr!

Ma e dobëta që prej i mbaj në mend, Atlanta 1996. Vallëzim, Assassin’s Creed, Kalorësi i Katërt i Apokalipsës, burrogra me mjekra, edhe thotë njeriu që askush nuk ka lumë, vetëm francezët me Senën.

Edhe ndezja e flakadanit e kotë, veç e kanë ndezë në ujë në Sidni. Tipike franceze. Pekini e Londra ende mbetet ma të mirat!

Donjeta

Boksieria jonë e vetme, Donjeta Sadiku është e para që garon nga kosovarët. Meçi i saj është paraparë për në ora 21:04, dhe pritet të transmetohet në RTK. Ajo përballet me tajlandezen Thananya Somnuek. Çdo fitore eventuale është sukses i saj, prandaj nuk duhet të presim ndonjë medalje!

Qysh me i kqyr?

Ka raste kur janë deri në 7-8 sporte a më shumë njëkohësisht.

Nuk mundeni t’i shihni të gjitha garat, as mos u mundoni!

Garat kryesore, finalet dhe tanët, i jep RTK nëpër kanalet e tyre. Nëse diçka iu ka ik, në 23:00 i japin përmbledhjet.

Nga përgjigja zyrtare nga WBD, Max (ku tash gjendet Eurosport Player) nuk është në Kosovë e as në Shqipëri. Në këto dy vende, vetëm Telekomi i Serbisë me M:Tel që operon në viset serbe, edhe AM i kanë kanalet Eurosport. Për dy kanale Eurosport nuk ia vlen, sepse edhe ato japin ngjarjet kryesore të cilat i shohim në RTK.

Një opsion tjetër janë kanalet tjera publike nga vendet fqinje dhe evropiane – RTSH1 e RTSH Sport, MRT2, TVCG2, TRTSpor, ARD/ZDF, RAI, ORF, BBC, e të gjitha kanalet tjera pjesë të EBU-s. Me VPN mund t’i shihni gjitha në streaming.

Përsëri, ngjarjet kryesore, noti, atletika, xhudo, sportet ekipore, mbulohen në tërësi prej RTK-së, nuk keni pse lodheni veten.

Vetëm nëse doni të shihni ndonjë sport tjetër, të veçantë, atëherë provoni tjetërkund…

IPTV nëse keni, janë kanalet afrikane me komentim anglisht SuperSport që mbulojnë pothuajse të gjitha garat. Për skemë programore shihni uebfaqen kroate tvprofil.net, e për orarin e garave olympics.com.

Dita 1 – 27 korrik 2024

Gara kryesore e ditës është gara e notit në 400m stil i lirë për femra që duhet të nisë në ora 20:52. Janë tri ikona të notit, që mund t’i shohim si e ardhmja, e tashmja, dhe e kaluara e artë e notit – Summer McIntosh, Ariarne Titmus, dhe Katie Ledecky. Kjo finale mund të jetë njëra ndër klasiket e ardhshme të garave olimpike.

Këtë javë, finalet e notit fillojnë në ora 20:30, finalet e xhudos në ora 16:00. Garat e kronometrit në çiklizëm mbyllen sot, si dhe finalet në ragbi. Ka basketboll e futboll të djemve, me disa ndeshje interesante, por është vetëm faza e grupeve

Orari i përzgjedhur (me bold finalet)

  • 10:30 Qitje- 10m Pushkë Ajrore Ekipet (ARD)
  • 11:00 Zhytje – 3m Sinkronizim (F) (ARD)
  • 11:00 Basketboll (M): Australia – Spanja
  • 13:00 Volejboll (M): Italia – Brazili
  • 14:30 Kronometër çiklizëm (F)
  • 15:30 Ragbi (M): Gjysmëfinalet
  • 16:00 Xhudo (RTK)
  • 16:30 Kronometër çiklizëm (M)
  • 17:00 Skateboarding (M)
  • 19:45 Ragbi (M)
  • 20:42 Not – 400m stil i lirë (M) (RTK)
  • 20:52 Not – 400m stil i lirë (F) (RTK)
  • 21:04 Basketboll (M): Greqia – Kanada
  • 21:04 Boks: Meçi i Donjeta Sadikut (RTK?)
  • 21:05 Skermë/Shpatë (M)
  • 21:30 Skermë/Shpatë (F)
  • 21:34 Not – 4x100m stil i lirë (F) (RTK)
  • 21:44 Not – 4x100m stil i lirë (M) (RTK)