E argjendtë

Edhe një Olimpiadë, edhe një medalje – për herë të parë një e argjendtë. Për Distrinë, medalje e dytë olimpike, aq sa ka Maqedonia Veriore në total, e më shumë se Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, e Mali i Zi së bashku.

Përmend shpesh këto krahasime se nuk jemi të vetëdijshëm për suksesin që po arrijmë falë fabrikës së Driton Kukës.

Madhështia e punës së tij dhe xhudokave përshkruhej dje në komentimin e televizionit publik gjerman që e cilësonte të pabesueshme, të paimagjinueshme që një qytet i vogël si Peja, nga një klub i vetëm, nga një trajner i vetëm të dalin të gjithë ata medalistë!

Nuk po ua dimë vlerën!

Kjo tregon edhe njëfarë atmosfere zhgënjimi që vërehej dje!

Tri të arta Olimpike nuk i ka asnjë vend i Lindjes së Mesme, nga Iraku, Katari, Arabia Saudite, e Bahrejni, disa prej të cilave edhe kanë rekrutuar sportistë nga vende tjera për të siguruar një medalje olimpike!

Nora

Shorti i Norës është më i rëndë se i Distrisë. Njëkohësisht, medalja e Distrisë sa largon presionin, aq edhe e shton mbase tek xhudokat tjerë.

Garat e xhudos edhe sot fillojnë në ora 10, e dueli i Norës është i teti. Pak më herët në tatamin tjetër duhet të garojë vëllai i saj, në duelin e gjashtë.

Donjeta

Për Donjetën është meçi i dytë në këtë Olimpiadë, dhe personalisht mendoj që ajo tashmë na ka bërë krenar me fitoren e saj në rrethin e parë. Sonte përballet me kolumbianen Valdes Pana, në ora 20:00

Besoj se të tre garuesit tanë do të transmetohen në RTK1.

Dita 3 – 29 korrik 2024

E hëna e parë është një ditë më pak e ngarkuar, derisa vazhdohet me të njëjtat sporte që ishin në program deri dje. Janë 19 finale, falë hipizmit e notit. Vlen të përmendet finalja e meshkujve në garat ekipore në gjimnastikë, që gjithmonë është një garë atraktive me Japoninë favorite. Në garat ekipore zhvillohen ndeshjet e femrave në disiplinat kryesore, derisa futbolli pushon.

I mbetet Rafa Nadalit të shpëtojë Evropën nga fashizmi edhe një herë në terrenin e tij të preferuar, ndërkohë Carlos Alcaraz zhvillon ndeshjen e tij pasdite. Në pingpong janë gjysmëfinalet e çifteve të përziera.

Orari i përzgjedhur (me bold finalet)

09:30 Shenjëtari- 10m Pushkë Ajrore Femrat

10:00 Xhudo: Dueli i 8të është i Norës, i 6ti i vëllait të saj

11:00 Zhytje – 10m Sinkronizim (M)

11:00 Hipizëm (sport me kuaj) – Gara ekipore

11:00 Hendboll (M): Sllovenia – Kroacia

12:00 Shenjëtari- 10m Pushkë Ajrore Meshkujt

12:00 Tenis (F): Swiatek – Parry, pason Nadal – plehu fashist

14:10 Çiklizëm malor – Mountain bike (M)

15:00 Hipizëm (sport me kuaj) – Gara individuale

16:00 Xhudo: Nora e vëllai i saj (nëse kualifikohen) (RTK)

17:00 Skateboarding (M)

17:10 Shigjetari: Gara ekipore (M)

17:20 Kajak: Kanu (M)

17:30 Gjimnastikë artistike – Gara ekipore (M)

20:00 Boks (F): Donjeta Sadiku – Angie Paola Valdes Pana

20:30 Not – 400m stil i përzier (F)

20:40 Not – 200m stil i lirë (M)

21:19 Not – 100m shpinë (M)

21:30 Not – 100m gjoks (F)

21:41 Not – 200m stil i lirë (F)

21:45 Skermë/Shpatë (F)

22:10 Skermë (M)