Mbretëresha

Boksi gjithmonë ka qenë sporti i dytë në historinë e shekullit të kaluar në Kosovë pas futbollit. Nganjëherë edhe para futbollit. Sigurisht, i dominuar nga meshkujt, emra që kanë shkruar historinë.

Rënia e boksit pas luftës shkrepi lindjen e një mbretëreshe në boksin e burrave. Donjeta Sadiku e dëshmoi me medalje në garat ndërkombëtare e kualifikim me meritë në Olimpiadë, si e vetmja që arriti këtë pas xhudokave në këtë edicion.

Si për të dëshmuar këtë, ajo shënoi fitore në rrethin e parë.

Donjeta kreu misionin me sukses duke dëshmuar që boksi tash është sport i grave në Kosovë!

Nora

I vetmi hatër mund t’i mbetet Norës për titullin e kampiones së botës, pas finales së humbur në vitin 2021. Kolonelja 31vjeçare ka fituar gjithçka tjetër që mund të fitohet në xhudo, titull olimpik, evropian, mesdhetar, grand slams, grand prix, çdo gjë!

Tash, është koha për një pushim të gjatë dhe rikuperim nga lëndimet! Ndoshta është koha për pensionimin e merituar!

Bashkë me Majlindën, Distrinë, e Driton Kukën deri tash janë emrat që i kanë dhënë jetë e identitet Kosovës në sport e në politikën ndërkombëtare, duke tejkaluar tatamin!

Faleminderit, është më e pakta që mund t’u themi!

Dita 4 – 30 korrik 2024

Do të duhej të fillonte me triatlon, e më herët, por planet nuk shkojnë gjithmonë si duhet.

Sot është dita e Laura Fazliut e cila zbret në tatami në duelin e 16të, në garën që fillon në ora 10:00. E bronztë në kampionatin botërore, Laura ndoshta është shpresa e fundit për medalje, por kjo Olimpiadë mund të jetë katër vite para kohe. Me ritmin që po zhvillohet, ajo është vetëm në fillim të sukseseve, dhe një fitore do të ishte përvojë e mirë dhe avantazh psikologjik për Los Anxheles 2028.

Adell Shaboviq noton në kualifikime në ora 11:17, në grupin e tretë ku gjendet edhe notari nga Shqipëria, Grisi Koxhaku. Shanset për gjysmëfinale e finale janë minimale, por rekordi kombëtar duhet të jetë në gjah.

Në futboll, në ora 17:00 zhvillohet ndeshjet e fundit të grupit C ku të katër ekipet kanë nga tri pikë, me dy të parat që sigurojnë çerekfinalet. Spanja e Greqia me gjasë luftojnë për pozitën e fundit që dërgon në çerekfinale në grupin A në basketboll të meshkujve.

Në përgjithësi është ditë e qetë në Olimpiadë, kjo e martë.

Orari i përzgjedhur (me bold finalet)

09:30 Shenjëtari- 10m Pushkë Ajrore Çiftet e përziera

10:00 Xhudo: Dueli i 16të është i Laurës

11:00 Basketboll (M): Spanja – Greqia

14:30 Pingpong – Çifte të përziera

15:30 Shenjëtari- Trap Meshkujt

16:00 Xhudo: Laura (nëse kualifikohet) (RTK)

17:00 Futboll (M): Ukraina – Argjentina e Maroku – Iraku

17:30 Basketboll 3×3 – Ndeshjet e para

18:15 Gjimnastikë artistike – Gara ekipore (F)

19:45 Ragbi 7sh (F)

20:56 Skermë – Garat ekipore (F)

20:56 Not – 100m shpinë (F)

21:00 Basketboll (M): Brazili – Gjermania

21:02 Not – 800m stil i lirë (M)

22:01 Not – 4x200m stil i lirë (M)