Laura
Mbretëresha e katërt olimpike e Kosovës mori të bronztën dje, falë një mbrojtjeje të mençur në secilin nga duelet e saja, mbrojtje e cila edhe i solli medaljen në fund. Me secilën ngjyrë të medaljes, e me pesë medalje olimpike në tri Olimpiada, xhudo falë udhëheqjes së familjes Kuka i ka bërë promovimin më të mirë të mundshëm vendit tonë deri sot.
Fjalët nuk mjaftojnë të përshkruaj këtë!
Adelli
Laura kam pritur të jetë konkurrente për medalje në Los Anxhelos pas katër viteve, por atje do të shkojë për të artën tash, besoj!
Për Los Anxhelos 2028, e sidomos Prishtina 2030, është Adell Saboviç. I rritur në SHBA, përzgjedhja për të përfaqësuar Kosovën është një vendim që përfiton të dy – për herë të parë dje ne nuk ishim në fund të fundit të një disipline noti, e Adelli ishte në një garë ndërkombëtare.
Këso rekrutime janë të nevojshme për zhvillimin e sportit, por mbi të gjitha duhet të sjellim trajnerë e njohës të huaj për të zhvilluar trajnerë vendorë. Krejt këto që mos të turpërohemi në Lojërat Mesdhetare 2030. Nuk është herët, bile shumë vonë.
Pushim
Loriana Kuka garon nesër, si e fundit në xhudo, pastaj janë Gresa dhe Hana, me Olimpiadën që për neve mbaron të shtunën në mëngjes. Java tjetër mbetet për maniakët e sportit në përgjithësi.
Sot është pushim i merituar për neve fansave, pas krejt emocioneve të ditëve të kaluara, e të cilat na sollën dy medalje të merituara.
Dita 5 – 31 korrik 2024
Sena qenka e kthjellët sot gjë që ka mundësuar zhvillimin e garave të triatlonit. Praj garave tjera finale në program janë BMX, lundrim, zhytje, shenjëtari, skermë, e gjimnastikë artistike. Pra, për neve kosovarët kryesisht sporte dytësore, por goxha atraktive nëse u japim shansin.
Kroatët ndeshen me gjermanët në hendboll, larg formës që u sillte të arta në Olimpiada. Në tenis zhvillohen çerekfinalet e femrave dhe çifteve, nga ora 11:00, ku kemi edhe dyshen Nadal/Alcaraz. Në futboll të femrave çerekfinalistet marrin vizat, e në basketboll Ekipi i Ëndrrave ndeshet me Sudanin Jugor në mbrëmje.
Orari i përzgjedhur (me bold finalet)
- 08:00 Triatlon (F)
- 10:45 Triatlon (M)
- 11:00 Zhytje: 10m platformë çiftet (F)
- 11:00 Hendboll (M): Kroacia – Gjermania
- 12:02 Lundrim: Katërsh njësh (M)
- 12:14 Lundrim: Katërsh njësh (F)
- 13:10 BMX Çiklizëm: Park akrobacione (F)
- 14:32 BMX Çiklizëm: Park akrobacione (M)
- 14:32 BMX Çiklizëm: Park akrobacione (M)
- 15:30 Shenjëtari – Trap (F)
- 17:00 Futboll (F): Brazili – Spanja
- 17:25 Kajak Sllalom: Individuale Kanu (F)
- 17:30 Gjimnastikë artistike – Gara ekipore (M)
- 19:00 Futboll (F): Australia – SHBA-ja
- 19:30 Skermë – Garat ekipore (M)
- 20:30 Not – 100m stil i lirë (F)
- 20:37 Not – 200m flutur (M)
- 21:00 Basketboll (M): SHBA-ja – Sudani Jugor
- 21:13 Not – 1500m stil i lirë (F)
- 22:31 Not – 200m gjoks (M)
- 22:39 Not – 100m stil i lirë (M)

