Atletika
Gresa Bakraqi po mban e vetme mbi supe mbretëreshën e sportit si garuesja e vetme që përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare tash e sa vite.
Ndoshta mund t’ju duket se atletika, si sporti themelor, është pranë vdekjes, por do të ishte një mbivlerësim. Atletika në Kosovë ka vdekur qëmoti!
Rezultatet janë aq bizare në kampionatet evropiane ekipore sa që mbetemi mbrapa edhe San Marinos, e shpesh nuk kemi përfaqësues në disiplina. Në kampionatin e parafundit ekipor evropian, ku sigurisht jemi në divizionin e fundit duke u renditur e 48ta nga 48të vende, sa që kemi pasur përfaqësues në vetëm 8 disiplina e në 32 disiplina nuk kemi mundur të gjejmë dikë të garojë.
Nuk kemi pasur as përfaqësues në kërcim së gjati, që nuk të duhet asgjë për ta zhvilluar si sport, pos të vraposh, edhe të kërcesh në rërë. Nuk kemi gjetur njeri të vrapojë 200m e lëre më 3000m e 5000m, apo stafetat 4x100m a 4x400m
Gjendja e atletikës në Kosovës për sportin është turp kombëtar.
Gresa
Si atletja e vetme, Gresa garon në kualifikimet për 800m, në grupin e pestë kualifikues. Gara fillon në ora 19:45, e grupi i Gresës, duhet të dalë rreth orës 20:00 në shteg.
Në mesin e 50 atleteve, Gresa është e renditur e 630ta në botë. Koha e saj këtë sezon, prej 2:07.88 është 13 sekonda më dobët se e më të mirës në botë, britanikes Keely Hodgkinson.
Vetëm tri garuese kanë kohë më të dobët se atletja jonë – përfaqësuesja e Kuvajtit, e Palestinës, dhe e ekipit të refugjatëve!
Padyshim që Gresa do të ishte më e mirë me rezultatet sikur të kishte përkrahje e kushte për zhvillimin e atletikës në Kosovë. Duhet të çrrënjoset ky sistem, para se ky turp kombëtar të marrë përmasa mesdhetare pas 6 viteve.
Dita 7 – 2 gusht 2024
Janë finalet e para të atletikës në stadium, me garat në 100m që fillojnë në mëngjes. Në not janë ditët e parafundit. Në sportet me rrjeta zhvillohen gjysmëfinalet, me finalet e çifteve të përziera në badminton e tenis.
Në futboll janë çerekfinalet e meshkujve, me Franca e Argjentina që luftojnë në mbrëmje. Është edhe dita e parafundit në basketboll grupor, me Francën e Gjermaninë që ndeshen njëkohësisht me futbollin në mbrëmje. Mbrëmja mbyllet me finalet e BMX.
Orari i përzgjedhur (me bold finalet)
- 07:30 Atletikë: 20km ecje (M)
- 09:20 Atletikë: 20km ecje (F)
- 09:30 Shenjëtari: 50m Pushkë 3Pozicione (F)
- 10:00 Pingpong (F): Gjysmëfinalet Shin – Chen
- 10:35 Atletikë: 100m (F) Kualifikimet
- 11:00 Pingpong (M): Gjysmëfinalet Lebrun – Fan
- 10:42 Lundrim: Katër finale
- 11:00 Zhytje: 3m Sinkronizim (M)
- 13:30 Basketboll (M): Australia – Greqia
- 13:30 Pingpong (F): Gjysmëfinalet Sun – Hayata
- 13:50 Gjimnastikë: Trampolinë (F)
- 14:00 Hendboll (M): Kroacia – Suedia
- 14:00 Hipizëm: Kërcimet ekipore
- 14:30 Pingpong (M): Gjysmëfinalet Moregard – Calderano
- 15:00 Futboll (M): Çerekfinale Maroku – SHBA
- 16:00 Hendboll (M): Gjermania – Spanja
- 16:00 Xhudo
- 16:10 Badminton – Çiftet e përziera: Zheng/Huang (CHN) – Kim/Jeong (KOR)
- 16:43 Shigjetari: Ekipet e përziera
- 17:00 Futboll (M): Çerekfinale Japonia – Spanja
- 17:15 Basketboll (M): Kanada – Spanja
- 19:30 Skermë – Garat ekipore (F)
- 19:00 Tenis – Çiftet e përziera: Siniakova/Machac (CZE) – Wang/Zhang (CHN)
- 19:00 Futboll (M): Çerekfinale Egjipti – Paraguaji
- 19:50 Gjimnastikë: Trampolinë (M)
- 20:30 Not – 50m stil i lirë (M)
- 20:36 Not – 200m shpinë (F)
- 20:43 Not – 200m stil i përzier (M)
- 21:00 Basketboll (M): Franca – Gjermania
- 21:00 Futboll (M): Çerekfinale Franca – Argjentina
- 21:20 Atletikë: 10000m (M)
- 21:35 BMX Çiklizëm: Rrugë (M)
- 21:50 BMX Çiklizëm: Rrugë (F)

