Doctor Zhivago (1965)

Doctor Zhivago (1965)

Në atë që mund të jetë ndoshta filmi “më rus” ndonjëherë, David Lean sjell historinë e Juri Zhivagos, një mjek, jeta e të cilit merr një kah të papritur gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës Civile Ruse.

Aktori i fjalëkryqeve, Omar Sharif, vjen në rolin kryesor, me një aktrim fenomenal, i përshtatshëm si me ngjarjen si me karakteret tjera në film, të cilat vijnë nga Julie Christie, e bija e Charlie Chaplin, Geraldine, Rod Steiger, Alec Guiness, Tom Courtenay, e të tjerë.

Filmi, si një roman rus, është i gjatë tri orë e tepër, dhe përfshinë detaje të shtjelluara ndoshta edhe përtej të nevojshmes për historinë e filmit.

Po ashtu, si roman rus, historia është e përzier, e ndërlikuar, me Jurin, për të cilin janë kujdesur miqtë e familjes, i fejuar me bijën e tyre, por i dashuruar me dikë tjetër, dhe pos këtyre lidhjeve komplekse, këtu kemi edhe politikën.

Në qendër të kësaj është Lufta Civile Ruse dhe në mes të kësaj mbetet jo vetëm Juri, por edhe shumë të tjerë, të cilët duhet të zgjedhim anën e duhur, ose të sigurt, dhe kjo shtyn historinë të zhvillohen nëpër vende e stinë të ndryshme.

Kur jemi te stinët, bora dhe dimrat në këtë film, ndonëse jo-origjinal marrë parasysh lokacionet e filmimit, janë goxha të përshtatshëm me aktet dhe skenat, disa prej të cilave janë ikonike dhe të kujtojnë periudhën në të cilën është filmuar ky film, që është ndër më të suksesshmit komercial, llogaritur me efektin e inflacionit.

Nuk di a do të “rrezikonte” ta shikonte dikush me mbi tri orë, por për këto ditë dimri pa borë, ndoshta është një farë ngushëllimi, sidomos marrë parasysh gjendjen politike. Nota personale: 4/5