Double Trouble (1984)

Double Trouble (1984)

Si zakonisht, filmat e dyshes së famshme fillojnë vrullshëm.

Bud Spenceri po e djegë saksofonin në një klub, ndërkohë Terrence Hill është i çmendur pas aventurave.

Të dy marrin një ofertë për të zëvendësuar dy kushërinjtë miliarderë të cilët vazhdimisht sulmohen me atentate të ndryshme, por nuk e dinë nga kush.

Për shkak se ngjajnë në ta dhe janë më të aftë për t’u mbrojtur, Gregu dhe Ellioti marrin ofertë që të udhëtojnë në Brazil dhe të shtiren si kushërinjtë Coimbra de la Coronilla y Azevedo.

Nga asgjë në një jetë luksoze brenda natës, dikur edhe mërziten nga mungesa e aksionit. Për këtë arsye nisen në kërkim të belasë për të kryer sa më shpejtë misionin e tyre.

E kur fillon belaja, fillon më e mira e Bud Spencerit edhe Terrence Hill.

Është një ambient ndryshe për ta, Brazili me “tana të mirat e të këqijat,” dhe shumë rrahje me stilet e tyre karakteristike që të kujton ditët më të mira të dyshes së mirënjohur të shpagetave!

“Double Trouble” sjell dyfish më shumë argëtim për fansat e Bud Spencerit e Terrence Hill. Nota personale: 4/5